Sot shënohet 112 vjetori i lindjes së shenjtores Nënë Tereza. Dhe pse jo më mes nesh fizikisht, sot qytetarët e kujtojnë misionin e humanistes së gjithë botës për bamirësinë me të varfrit, të sëmurët e të pamundurit gjatë gjithë jetës së saj.
“E keqja harrohet, e mira nuk harrohet. Ajo i ka bërë mirë gjithë Shqipërisë. Atë e ka respektuar e gjithë bota.”- u shpreh një qytetar.
“Ajo për kombin tonë vjen pas Skëndërbeut, Skëndërbeu qe për luftën ndërsa Shën Tereza arriti për të bërë mirësi.”- tha një tjetër.
Po sot a ka pushtetarë që së paku të ndjekin gjurmët e Shën Terezës?
“Pse nuk del një deputet me ndihmuar një të sëmurë që është fukara, është me ditë të numëruara, pse nuk del një deputet ose disa që ta ndihmojnë atë të varfrin të dal nga ajo guackë e vdekjes?! Nuk e ka bërë askush , një më thuaj. Asnjë, këto janë gjakpirërsa. Këto ka për t’i vrarë e drejta e shqiptarëve.”- tha i indinjuar një qytetar.
”Taksat e shqiptarëve ata i kanë vendosur pasuri marramendëse dhe atë e kanë shpërndarë për farefis dhe shoqëri.”- u shpreh një qytetar.
“Politikanët janë për vete të vetë , të gjithë hajdut janë.”- tha një qytetar.
“Absolitisht, politika po shkatërron botën.”- tha qytetari.
“Këtu janë të gjithë të pasur, me pasurinë e mbitokës e nëntokës, edhe pronat e popullit dhe populli ka ngelur me 100 mijë lekë pension.”- tregoi një qytetar.
Për Report Tv qytetarët thonë se solidariteti dhe shtrirja e dorës mes njëri –tjetrit po zhduket.
“La një komb njerëz që luftojnë për vete dhe s’pyesin për fukaranë.”- u shpreh një qytetar.
“Të rrallë janë ata që kanë ndihmuar një fukara dhe një të sëmurë.”- tha një qytetar.
“S’kanë humanizëm, duan vetëm të vjedhin.”- u shpreh një qytetar.
Me 5 shtator 1997 bota mësoi se Nënë Tereza vdiq në moshën 87 vjeçare duke lënë pas dashurinë mes njerëzve dhe shembulli e bashkëjetesës mes nesh.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?
25 Nëntor 2024, 19:36
-
Veton Surroi: Nënë Tereza, Shteti Bektashi dhe njëqind fjalët në erën e IA-s
25 Shtator 2024, 10:03
-
Fjala e plotë e Ramës në OKB: Mbështesim transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran në Tiranë
23 Shtator 2024, 08:22
-
Foto e rrallë/ Nëna Terezë me Mbretëreshën Elizabeta II
6 Shtator 2024, 11:20
-
“Unë besoj në mrekulli! Nënë Tereza më ngriti në këmbë, gjithë jetën ia dedikoj asaj!” Rrëfimi i rrallë i Ardit Mancakut, në ditën e shenjtores shqiptare
5 Shtator 2024, 16:00
-
Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj shërben drekën në qendrën komunitare 'Gonxhe Bojaxhi': Të largojmë urrejtjen dhe të inkurajojmë ata që shërbejnë
5 Shtator 2024, 15:04
-
‘Besra’ dhe ‘Andrino’, 2 mrekullitë që shenjtëruan Nënë Terezën
5 Shtator 2024, 13:40
-
8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve! Begaj: Model frymëzimi! Rama: Gruaja e paqes në botë
5 Shtator 2024, 08:04
-
VIDEO/ I burgosuri për drogë krijon art në fasadën e burgut të Vlorës, bën murale me portretin e Nënë Terezës
31 Gusht 2024, 12:30
-
Sot ditëlindja e Nënë Terezës, ja kush ishte shenjtorja që ndihmoi të varfërit
26 Gusht 2024, 10:53
-
Inteligjenca Artificiale rendit personat me impakt në botë nga Ballkani, Shqipëria kryeson listën me 'Nënë Terezën'! Ndiqet nga Rita Ora dhe Melania Trump
21 Gusht 2024, 21:55
-
Shifrat që tregojnë se turizmi s'njeh pikiatë, më shumë 1 mln hyrje në “Nënë Tereza” për Korrikun! Rama: Më shumë edhe se për gjithë vitin 2013 (Video)
4 Gusht 2024, 09:02