TIRANË - 116 qytetarë janë gjobitur me 10 mijë lekë pasi janë kapur nga policia duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Kjo shifër është një bilanc që Policia e Shtetit bën për 24 orët e fundit.
Ndërkohë, në të gjithë vendin janë evidentuar 40 shoferë që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilëve u është hequr patenta dhe 3 vite dhe i është bllokuar makina.
Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë një shofer pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l . Atij iu tërhoq dhe leja e drejtimit, pasi nuk ishte i pajisur me autorizim për lëvizje.
Gjithashtu, janë ndëshkuar 20.000 lekë dhe bllokim automjeti për 3 muaj, 3 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes.
"Policia apelon për qytetarët se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi. Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19", apelon policia.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor 2024, 15:47
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor 2024, 17:51
-
Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
10 Dhjetor 2024, 15:47
-
Fier/ Kundërshtim policie, vjedhje dhe publikim i fotove intime, 3 të arrestuar dhe një në kërkim brenda pak orëve (EMRAT)
6 Dhjetor 2024, 13:24
-
Tiranë/ Shantazh me 20 mijë euro për të mos i publikuar foto e video intime, arrestohen 3 persona! Mes tyre dhe një femër (EMRAT)
6 Dhjetor 2024, 12:53
-
Policia e shtetit bën bilancin për nëntorin: U sekuestruan 1.8 mln euro pasuri e krimit, 568 në pranga për vepra të ndryshme penale
6 Dhjetor 2024, 09:29
-
Gara për shefat e 48 komisariateve/ Komisioni i Vlerësimeve të Aplikimeve nis intervistimin e kandidatëve
5 Dhjetor 2024, 14:03
-
Gara për shefa komisariatesh, të hënën nisin intervistat! Shefat e rinj zgjidhen nga komisioni me 3 gra
30 Nëntor 2024, 10:46
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor 2024, 12:12
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor 2024, 21:53
Te fortit dhe gangot nuk pyesin fare per policet po dalin si dite te zakonshme ka plot makakina ne orare te ndalimit ne Shkoder,prandeaj eshte rritur numri I te prekurve.
Përgjigju