Ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurit në Kosovë, por partitë kryesore në vend kanë marrë tashmë gjoba për mosrespektim të masave kufizuese. Inspektorati i Komunës së Prishtinës, nga 11 janari ka vendosur rreth 14 mijë euro gjoba ndaj subjekteve politike.
Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri, kishte paralajmëruar partitë politike se nëse nuk i respektojnë masat anti-Covid, do të gjobitën në shumën prej 2 mijë eurove, ashtu siç është e paraparë në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
Më 11 janar, u njoftua se e para parti që kishte marrë gjobë ishte Lidhja Demokratike e Kosovës. Pas gjobës së LDK, ai bëri thirrje për respektim të masave, por sërish nuk u dëgjua.
“Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, deklaroi Tahiri.
Më 19 janar, Inspektorati i Prishtinës vuri gjobë edhe ndaj dy subjekteve politike. Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën me nga 2 mijë euro. Më 20 janar, Inspektorati gjobiti sërish LDK’në për mosrespektim të masave anti-Covid. As Partia Demokratike e Kosovës nuk i shpëtoi gjobës për mosrespektim të masave, ku ditën e sotme ajo mori gjobën e parë. E ndërkohë që edhe Lëvizja Vetëvendosje, për një tubim që ka mbajtur në Prishtinë.
Situata e vështirë pandemike në vend, kërkon shmangien e tubimeve, por një gjë e tillë duket e vështirë për t’u respektuar nga forcat politike, të cilat si për ironi një nga pikat kryesore të planit të tyre kanë luftën kundër pandemisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40
-
'Problemet me Kosovën' mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
4 Dhjetor 2024, 16:16
-
Kryediplomatja e re e BE-së: Të ulen realisht tensionet ekzistuese Kosovë - Serbi
4 Dhjetor 2024, 16:03
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor 2024, 15:20
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor 2024, 14:06
-
Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova kërkon Ligën B kundër Islandës! Në çerekfinale Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë
22 Nëntor 2024, 12:21
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor 2024, 19:54