9.106 aplikime për leje qëndrimi në Shqipëri janë regjistruar vetëm në vitin 2021 duke e çuar numrin e rezidentëve të huaj në vendin tonë në total në rreth 15 mijë. Instituti i statistikave raporton se krahasuar me vitin 2020 janë 18.9% më shumë aplikime.
Sipas raportit, të ardhurit nga Irani, Italia dhe Kosova përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2021 dhe arsyeja kryesore lidhet me punësimin.
Për ekspertin e punësimit Erjon Muça pjesa më e madhe e tyre kanë një kontratë të lidhur nga vendet e tyre të origjinës. Italia regjistron më shumë investitorë në fasoneri, ndërsa të tjerë si shtetasit iranianë e përdorin Shqipërinë si trampolinë të përkohshme për të shkuar drejt vendeve të BE.
“Së pari shtetasit iranian janë shpërngulur në Shqipëri prej vitesh tanimë ne e dimë në disa profeione, pozicione si azilantë politikë në Shqipëri , numri i tyre është vërtetë i lartë, shtetasit nga Italia ne duhet të marrim parasysh faktin se ka prezente shumա kompani dhe biznese itliane që erdhën në Shqipëri në vrullin e investimit në call center-a dhe kryesisht në industrinë fasone, por tanimë janë përfshirë dhe futur investime të tipologjive të larmishme dhe shtetasit nga Kosova prej faktit që pasaporta shqiptare apo puna në Shqipëri i mundëson atyre një nivel më të lartë kënaqësie apo përktësie nacionale.”
Muça ngre shqetësimin e të huajve të parregullt të evidentuar në Shqipëri ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm ku numri i tyre vetëm në 2021 ishte 10.062 persona .
“Që përdorin vende të tilla tranzit për vepra të caktuara terroriste dhe mund të përbëjnë sadopak rrezik kombëtar.”
Pjesa më e madhe e tyre, gati 48 % kanë marrë një leje qëndrimi për t’i punësuar, 24 për qind për bashkim familjar e pjesa tjetër për qëllime humanitare e studime.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor 2024, 18:39
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor 2024, 08:07
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor 2024, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor 2024, 14:09
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor 2024, 16:53
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor 2024, 10:18
-
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
24 Tetor 2024, 16:47
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor 2024, 07:45
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor 2024, 21:06
-
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
13 Tetor 2024, 17:34
-
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
4 Tetor 2024, 12:08