Takimi i Komunitetit Politik Europian mbahet në Tiranë më 16 maj 2025! Bie ‘alibia’ e opozitës, zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare - Shqiptarja.com

Takimi i Komunitetit Politik Europian mbahet në Tiranë më 16 maj 2025! Bie ‘alibia’ e opozitës, zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare

Takimi i Komunitetit Politik Europian mbahet në Tiranë më 16 maj 2025! Bie ‘alibia’ e opozitës, zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare

Mbledhja e fundit e Komunitetit Politik Evropian në Budapest më 7 nëntor 2024

Takimi i Komitetit Politik Europian që do të bëjë bashkë liderët europian, do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025, bën me dije gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj.

Më herët ishte diskutuar mundësia e mbajtjes së këtij samiti në datë 9 maj, çka solli reagimin e disa partive politike, me pretendimin që do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 11 maj.

Shqetësimi i opozitës për datën e takimit të Komunitetit Politik Evropian, kishin të bënin me mbajtjen e kësaj mbledhjeje përpara datës së zgjedhjeve pasi mund të shihej si mbështetje për kryeministrin Rama.

Megjithatë, kur presidenti Begaj dekretoi datën 11 maj 2025 për zgjedhjet parlamentare në argumentimin e tij për këtë datë theksoi se, institucioni i presidencës ka marrë dakordësinë nga interlokutorët ndërkombëtarë që takimi i Komunitetit Politik Evropian të mbahet pas 11 majit.

Samiti i mëparshëm i Komunitetit Politik të Evropës u mbajt në Budapest më 7 nëntor, në drejtimin e presidentit hungarez Viktor Orban. 

Takimi mund të jetë një mundësi për Shqipërinë që të tregojë angazhimin e saj për avancimin në procesin e integrimit dhe të forcimit të institucioneve demokratike.

Po ashtu, është një mundësi për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit dhe për të thelluar bashkëpunimin me vendet e tjera të Komunitetit Politik Europian.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit