TIRANË - 1600 persona nga njësia administrative nr.4 në Tiranë, zona e Alliasit, nuk kanë marrë pensionin e aftësisë së kufizuar. Qytetarët shprehen se pensioni duhet të kishte kaluar që në datën 26, dhe se mungesa e këtij fondi iu vështirëson kushtet e jetesës.
“Po nuk merrem me këta se e ndryshojnë muhabetin sipas qejfit.
Se ku do të dalë kjo punë vetëm Enver Hoxha iu vinte hakut.
Neve presim tani, po nesër si do t’ja bëjmë, pasi nesër do më thonë pasnesër, më pas do e shtyjnë përsëri nuk e di se çfarë do të bëjmë.
Si do të futesh në Evropë duke vjedhur, duke vrarë duke plaçkitur duke lënë invalidët dhe të sëmurët jashtë dere?”, shprehen disa prej personave me aftësi të kufizuara.
Përveç këtij problemi ata ngrenë edhe shqetësimin e pensionit të ulët që marrin. Sipas tyre shpenzimet e nevojshme shpeshherë janë të papërballueshme, madje në të shumtën e rasteve detyrohen të marrin ushqime bazike me listë.
“Si qenka e mjaftueshme? 100 mijë lekë drita më vijnë
Si e përballoni jetesën? Me listë.
100 mijë lekë nuk na del as për drita, as për ujë, as për taksa.
Unë marr 107 mijë lekë të vjetra. Nuk kam asnjë lloj të ardhure tjetër. Ku përballohen shpenzimet me këto çmime që kanë vendosur këta?
Unë marr 125 mijë lekë dhe i konsumoj së bashku me prindërit marrin dhe ilaçe se i kam të dy princërit të pamundur për të punuar” thonë qytetarët.
Fondi i pensionit për personat me aftësi të kufizuar kalohet nga Bashkia e Tiranës në thesar dhe më pas shpërndahet. Sipas informacionit të marrë fondi ka kaluar në thesar më datë 26 tetor dhe këto ditë do të shpërndahet për qytetarët.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas
18 Dhjetor 2024, 17:49
-
Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve
18 Dhjetor 2024, 13:49
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor 2024, 22:05
-
Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%
11 Dhjetor 2024, 16:05
-
Pensionistët protestë te Kryeministria, kërkojnë përcaktimin e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve
11 Dhjetor 2024, 11:19
-
6 qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë punë të mrekullueshme
9 Dhjetor 2024, 14:51
-
Bashkia e Tiranës hap thirrjen për banesat sociale nga programi 3%! Ja si të aplikoni, afatet dhe kush përfiton
6 Dhjetor 2024, 15:20
-
Rama: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të mbështeten nga buxheti 2025, program dhe mbështetje sociale
6 Dhjetor 2024, 12:20
-
Rritja e referencës së ndërtesave u kushton bizneseve e banorëve në Tiranë 15 mln euro shtesë në vit
4 Dhjetor 2024, 08:28
-
‘Sfidë aksesi në hapësirat publike dhe punësimi!’ Presidenti dhe Kisha Katolike solidaritet me personat me aftësi të veçanta
3 Dhjetor 2024, 15:26
-
Invalidët në Durrës dhe Elbasan: Jemi të përjashtuar nga shoqëria, s’ka rrugë për ne! Pensioni është i ulët, s’del për bukë e ilaçe!
3 Dhjetor 2024, 15:07
-
Nis tërheqja e bonusit të fundvitit, e marrin 51 mijë pensionistët e parë
3 Dhjetor 2024, 12:57