18 punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur pas akteve të dhunës që shpërtheu në protestën e opoiztës gjatë mbrëmjes së djeshme. Gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe 12 persona të tjerë.
Konkretisht në QSUT janë paraqitur 4 efektive policë, 5 protestues dhe 1 kalimtarë. Ndërsa në spitalin e Traumës në Tiranë janë paraqitur të plagosur 14 policë, 4 protestues dhe 1 operator.
Shifrat zyrtare i ka bërë publike ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku deklarojnë se gjatë protestës së djeshme rreth 30 persona janë transportuar me autoambulanca drejt Urgjencës.
Të lënduarit kanë marrë trajtimin mjeksorë të nevojshëm ndërsa njoftohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i plotë i ministrisë së Shëndetësis:
"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët, se gatishmëria e ekipeve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës mjekësore dhe spitaleve, gjatë dhe pas protestës së opozitës, e cila u shoqërua me akte dhune, ishte maksimale. Policët dhe qytetarët e lënduar kanë marrë në kohë rekord shërbimin e nevojshëm mjekësor, nga ana e personelit mjekësor, qoftë në vendngjarje, qoftë në mjediset spitalore.
Gjatë protestës së djeshme, 30 persona janë transportuar me autoambulancat dhe ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, nga të cilët 18 punonjës policie dhe 12 protestues, kalimtarë të rastit dhe punonjës të medias, kryesisht të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe bombave molotov. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”. Gjendja e të lënduarve paraqitet e mirë dhe pjesa më e madhe e tyre kanë lënë spitalin."
Lajmi kryesor:
50 të arrestuar për protestën e dhunshme, hetohen Strazimiri, Noka dhe Gazmend Bardhi
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor 2024, 15:47
-
Korçë/ Goditen 5 raste të basteve online! Arrestohen dy persona, 1 në kërkim! 6 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dy të mitur
12 Dhjetor 2024, 13:36
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor 2024, 17:51
-
Durrës, 33-vjeçari u gjet i vdekur në kanalin e ujërave të zeza, arrestohet pas 8 ditësh shoku! E hodhi nga ura dhe fshehu krimin: S'doja ta vrisja, më ngacmonte gruan! (EMRAT)
10 Dhjetor 2024, 19:41
-
Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
10 Dhjetor 2024, 15:47
-
Shkodër/ Vrasja e Valter Fjerzës në shtator 2023, arrestohet 22-vjeçari! Akuzohet se mbështeti autorin e krimit në Hotin e Ri (EMRI)
8 Dhjetor 2024, 10:34
-
Fier/ Kundërshtim policie, vjedhje dhe publikim i fotove intime, 3 të arrestuar dhe një në kërkim brenda pak orëve (EMRAT)
6 Dhjetor 2024, 13:24
-
Tiranë/ Shantazh me 20 mijë euro për të mos i publikuar foto e video intime, arrestohen 3 persona! Mes tyre dhe një femër (EMRAT)
6 Dhjetor 2024, 12:53
-
Policia e shtetit bën bilancin për nëntorin: U sekuestruan 1.8 mln euro pasuri e krimit, 568 në pranga për vepra të ndryshme penale
6 Dhjetor 2024, 09:29
-
Gara për shefat e 48 komisariateve/ Komisioni i Vlerësimeve të Aplikimeve nis intervistimin e kandidatëve
5 Dhjetor 2024, 14:03