TIRANE-28 qendra shëndetësore verore do të jenë në dispozicion të pushuesve në të gjithë vendin gjatë kësaj periudhe. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në to do të punësohen 160 mjekë, të cilët janë të trajnuar edhe për identifikimin e rasteve me koronavirus.
"28 qendra shëndetësore verore në dispozicion të pushuesve nga veriu në jug. 160 mjekë të trajnuar edhe për identifikimin e rasteve potenciale me covid-19.
14 postacione autoambulancash në zonat me frekuentimin më të lartë. Tregoni kujdes, respektoni rregullat" shkruhet në postimin në facebook.
Komento
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)