21 shqiptarë, spanjollë dhe kinezë kanë rënë në pranga ditën e djeshme në Spanjë. Ata janë të akuzuar se bëjnë pjesë e një rrjeti kriminal ndërkombëtar e cila merrej me trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave përmes përdorimit të kriptovalutave dhe kompanive fantazmë.
Gjatë operacionit Garda Civile Spanjolle sekuestroi po ashtu më shumë se 200 mijë euro, 4 automjete të mëdha, 11 armë dhe 400 kg marijuanë të gatshme për t'u shpërndarë.
Shuma totale e parave që kriminelët me origjinë shqiptare, spanjolle dhe kineze kishin arritur të pastronin arrinte deri në 3 milion euro. Sipas autoriteteve kriminelët kishin përdorur 50 kompani për të simuluar operacionet tregtare me Kinën dhe të gjitha ato këmbime janë realizuar me anë të kriptovalutave, duke e bërë më të vështirë kapjen nga autoritetet financiare.
Në këtë mënyrë ata kanë arritur pastrimin e parave të siguruara nga trafikimi i lëndëve narkotike. Edhe pse në hetime përmenden 3 milion euro, ata mendojnë se shumat e parave mund të jenë më të mëdha prandaj kanë kërkuar bllokimin e një numri të madh të llogarive bankare të personave të arrestuar dhe gjithashtu bllokimin e 52 pronave.
Arrestimi i 21 personave u zhvillua në provinca të ndryshme në të gjithë territorin spanjoll në Madrid, Ciudad Real, Badajoz, Alicante dhe Ishujt Balearik,
Operacioni "Gaona" kishte nisur para 3 vitesh, me epiqendrën e tij në La Sagra, një rajon spanjoll i Toledos nga i cili u kryen të gjitha operacionet e rëndësishme.
Shumë trafikantë të drogës dhe organizata kriminale shohin kriptovalutat si një mjet për të kaluar pa u vërejtur para radarëve të agjencive financiare. Sidoqoftë kësaj duket se po i vjen fundi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 18:49
-
Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij
18 Dhjetor 2024, 16:54
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 15:44
-
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
18 Dhjetor 2024, 15:14
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor 2024, 16:40
-
Marisa Paredes, ylli i kinemasë spanjolle, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare
17 Dhjetor 2024, 16:12
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Austri/ Shqiptari arrestohet me 12 kg kokainë në makinë, droga me vlerë 1.2 milionë euro
17 Dhjetor 2024, 11:27
-
Tiranë/ Goditet grupi i shpërndarjes së ekstazisë, 4 gazetarë të arrestuar! Mes tyre djali i Naim Nokës, pronari i portalit 'Publik.al'! Në zyra gjenden pajisje për prodhim droge (VIDEO+EMRAT)
17 Dhjetor 2024, 09:52
-
Itali/ Shisnin 2 kg kokainë në muaj me fitim ditor 6 mijë euro, 6 persona të arrestuar! Shqiptari drejtonte organizatën, paga deri në 5 mijë euro
16 Dhjetor 2024, 16:12