5 vjet SPAK, Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë, na janë kërcënuar edhe familjarët! S’ka të pandëshkueshëm - Shqiptarja.com

5 vjet SPAK, Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë, na janë kërcënuar edhe familjarët! S’ka të pandëshkueshëm

Kreu i SPAK, Altin Dumani në ceremoninë e 5 vjetorit të themelimit të SPAK tha se reforma në drejtësi solli pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, por edhe anëtarëve të krimit të organizuar. Dumani theksoi se drejtësia nuk njeh anë e kah, ndërsa u ndal edhe tek sulmet që bëhen në drejtim të prokurorëve të SPAK. 

Ai tha se janë përballur me përpjekje për të minuar punën e SPAK, por edhe me shpifje, kërcënime, të cilat kanë vënë në shënjestër edhe vetë familjarët e prokurorëve. 

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi foton e gruas së Dumanit, duke e ekspozuar atë përballë krimit të organizuar që hetohet nga SPAK. Ndërkohë që s'kanë munguar as sulmet në drejtim të SPAK dhe Dumanit. 

"Ajo që na frymëzon të gjithëve është sa afër ndjehemi me publikun, sa i prekshëm është sot jo vetëm besimi i tyre, por rrëzimi i një mendësie e cila e toleron korrupsionin, ku korrupsioni kalon vjedhurazi në fusha të ndryshme të jetës sonë i pandëshkuar, ku krimi bën plane të legjitimojë paligjshmërinë në hallka të ndryshme të jetës.

Ne jemi përpjekur modestisht që në këto 5 vite të tregojmë se korrupsioni sfidohet, se krimi i organizuar mund të vihet përpara përgjegjësisë, se sot nuk mund të ketë zyrtarë të lartë publikë të imunizuar nga drejtësia, se ligji funksionon, dhe se të rinjtë mund të shpresojnë fort në një shtet të së drejtës.

Kjo përpjekje e jona e deritanishme  nuk ka kaluar pa vështirësi. Korrupsioni apo krimi nuk mund të zhduken brenda ditës; jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë, me fyerje, shpifje, kërcënime ndaj nesh apo familjarëve tanë.

Por përballë tyre jemi mbledhur bashkë, si një trupë e vetme kolegësh. Kemi kuptuar sa e rëndësishme është pavarësia e institucionit, ku ushtrojmë detyrën dhe sa i vyer është integriteti i gjithësecilit nga ne. Nëse dikush mendon ndryshe, gaboheni! Jemi betuar për t’i shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Çdo ditë u kujtojmë vetes se misioni ynë nuk përfundon me dosjen e radhës, nuk kemi kohë për t’u shpjeguar, por, për të vijuar me tjetrën."

Ketu Fjala e plotë e Altin Dumanit


Lajmi kryesor:

5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit