TIRANË- Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Arbër Çekaj, Donaldo Lushajn dhe Armado Pezakun, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori.
Mësohet se shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e avokatit të Donaldo Lushajt, një prej të akuzuarve. Avokati Neshat Fana ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Të pandehurit akuzohen për 613 kg lëndë narkotike të gjetura në një kontenier me banane. Në gjykatën e Apelit prej një viti nuk është zhvilluar asnjë seance për këtë proces.
Komento
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)