Vendosja përpara faktit të kryer të demokratëve nga ana e Berishës si përfaqësues i PD nuk ka të ndalur asnjë ditë. Prej 9 muajsh Berisha ka ngritur një fushatë të denjë për Potjomkinin ku ndërtesa e PD tashmë ka vetëm fasadën por pjesa tjetër është e shkatërruar.
E ndërkohë ende nuk dihet përkrahja e tij reale, por sado ajo qoftë është e pashpresë, ndërsa droga që ju fut çdo ditë në vena Berisha ndjekësve për t’i karikuar, është përdorim kriminal i tyre.
Ideja e përhapur se do t’i sjellë në pushtet dhe amerikanët do të detyrohen të dialogojnë me të, është jashtë realitetit. Berisha nuk ka numrat që të fitojë në planin e brendshëm. Kurse në Evropë ka vetëm një person non grata që është Milorad Dodik dhe që është në presidencën kolegjiale boshnjake për shkak të skemës së qeverisjes të këtij shteti. Por natyrisht që ai nuk është as interlokutor dhe shteti i tij ose më saktë principata e Republika Srpska nuk është aleat i amerikanëve. Kemi të bëjmë thjesht me një kapotribu të serbëve.
Nëse Berisha ia del në aventurën e tij për marrjen e pushtetit, do të jetë i dyti non grata në pushtet. Merret me mend se çfarë simpatie do të gëzojë ky vend në perëndim. Por afërmendsh që këtu jemi në fushën e fantazive politike. Tashmë kuotat e tij kanë rënë dhe do vazhdojnë të bien derisa të konkurrojë me Legalitetin dhe Ballin Kombëtar. Kurse e djathta shqiptare edhe për ca vite nuk do të jetë alternativë qeverisëse por vetëm një terren ku ca do të përpiqen seriozisht ta ringrenë dhe të tjerët do të bëjnë mburojën e Berishës, e të dyja palët do gudulisin mbretërimin e Ramës./dritare.net
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02