Biznesmeni rus, Roman Abramovich, u kërkua nga Ukraina për të ndihmuar në bisedime dhe udhëtoi në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime. Kjo për shkak se ai u cilësua si 'njeri i paqes', pasi dha dorëheqjen si President i klubit të Chelse në Angli për të mos e dëmtuar atë, pasi u përmend si oligark i afërt i Vladimir Putin. Ai mori këtë veprim për të parandaluar sanksionet ekonomike të vendosura ndaj oligarkëve të afërt me presidentin Vladimir Putin që mund të përfshinin në një farë mënyre edhe ekipin.
“Po e bëj për hir të 'Bluve'. Që kur kam qenë në krye të klubit, i kam mbrojtur gjithmonë interesat e tij. Kjo është arsyeja pse unë do të largohem nga pozicioni im aktual, duke ia besuar detyrat kryesore menaxheriale drejtorëve të Fondacionit Chelsea”, tha ai pasi dha dorëheqjen.
Ndërkohë, sipas "The Jerusalem Post", ai është në Bjellorusi, i pranishëm në bisedimet mes rusëve dhe ukrainasve me kërkesë të Ukrainës, për të vepruar si ndërmjetës. Delegacione nga Rusia dhe Ukraina kanë mbërritur në qytetin kufitar të Bjellorusisë, Gomel dhe kanë filluar bisedimet për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund luftimeve në Ukrainë. Abramovich ka lidhje të ngushta me komunitetet hebraike në Ukrainë dhe Rusi. Ambasadori i Ukrainës në Izrael, Yevgen Kornichuk, nuk komentoi në mënyrë specifike përfshirjen e Abramovich në bisedime, por tha se ai vlerëson "këdo që mund të ndihmojë, nëse ata kanë ndikim të mjaftueshëm".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të trajnuar forcat e Armatosura të Ukrainës
18 Dhjetor 2024, 18:08
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor 2024, 16:43
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor 2024, 08:18
-
Si mund të duket plani i paqes për Ukrainën
18 Dhjetor 2024, 08:14
-
BE nis hetimin ndaj TikTok pas dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
17 Dhjetor 2024, 17:56
-
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
16 Dhjetor 2024, 22:37
-
Bashar al Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen, rusët më evakuuan
16 Dhjetor 2024, 14:58