Ahmetaj sqaron nga Gjirokastra: S'ka shtyrje të aplikimit të taksës së pronës ! Procesi ka filluar dhe po vazhdon
Periudha e muajve në vijim do konsolidojë administrimin e taksës së pasurisë nga njësitë e pushtetit vendor, e shoqëruar kjo me konsolidimin e regjistrit përkatës, duke synuar që në vitin pasardhës të kemi një sistem të plotë dhe automatik...
Ministri i Ekonomise dhe Financave Arben Ahmetaj
Në vijim të diskutimit mbi aplikimin e Metologjisë së re të taksës mbi ndërtesat, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka bërë këtë sqarim sot nga qyteti i Gjirokastrës: “Në referencë të aplikimit të taksës mbi ndërtesat, një sqarim për të gjithë subjektet por edhe për qeveritë vendore, aplikimi i taksës së pronës nuk është shtyrë ashtu siç është keqinterpretuar në lajme, por ajo që unë kam sqaruar dhe që do ta risqaroj sot ka të bëjë me periudhën tranzitore, që do të thotë ligji i ka dhënë të drejtë njësive vendore që nuk bëhen dot menjëherë gati për metodologjinë e re të bazuar te vlera, për një periudhë tranzitore mund të përdorin metodologjinë e vjetër. Pra, taksa vazhdon aplikohet, taksa nuk është shtyrë, por ka një periudhë tranzitore për të akomoduar metodologjinë e re me bazë vlerën”.
Taksa mbi ndërtesat
Metodologjia e re e llogaritjes së taksës vendore mbi ndërtesat ka hyrë në fuqi nga data 1 prill 2018. Për periudhën Prill-Dhjetor të këtij viti kjo taksë do të llogaritet me përqindje mbi vlerën e ndërtesës, çka e bën këte taksë me të drejtë dhe neutrale krahasuar me metodën e mëparshme të llogaritjes me kuotë fikse mbi sipërfaqen. Formula e re ka filluar tashmë të zbatohet. Njësitë e pushtetit vendor kanë filluar procesin e kalkulimit të taksës sipas metodologjisë së re, duke bërë përjashtimet dhe zbritjet përkatëse sipas përcaktimeve të ligjit.
Periudha e muajve në vijim do konsolidojë administrimin e taksës së pasurisë nga njësitë e pushtetit vendor, e shoqëruar kjo me konsolidimin e regjistrit përkatës, duke synuar që në vitin pasardhës të kemi një sistem të plotë dhe automatik të administrimit të kësaj takse. Metoda e re bën që parimi i progresivitetit në taksim të reflektohet edhe në taksën e ndërtesës ku ai që zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë më të lartë apo në qendrat e qyteteve paguan më shumë se dikush tjetër që zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë më të ulët apo jo në qendër të qyteteve. Metodologjia e re e llogaritjes së kësaj takse siguron fleksibilitet për njësitë e qeverisjes vendore në përcaktimin e vlerës së ndërtesave duke patur jo pak mekanizma dhe metoda alternative për përcaktimin e saj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu: Pastroni politikën duke sekuestruar 10 telefonat e oligarkëve dhe jo 10 grave apo vjehrrave…
9 Dhjetor 2024, 16:22
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor 2024, 13:06
-
Dosja 'Buka', Avokatët e Ahmetajt kërkojnë pushimin e çështjes, SPAK kalimin për gjykim! GJKKO vendos më 18 nëntor
4 Nëntor 2024, 11:45
-
Afera e Inceneratorëve/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i mbyll më 22 Dhjetor
23 Shtator 2024, 11:19
-
Në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj shijon pushimet në shoqërinë e Vangjel Dules në Zvicër! Gazetari nxjerr foton: Po bëjnë plane si të çajnë Çetën e Dibrës
23 Gusht 2024, 20:48
-
Nxjerrja e Ahmetajt si viktimë, ndihma më e madhe që mund t'i jepet çdo të korruptuari
30 Korrik 2024, 14:33
-
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
30 Korrik 2024, 09:55
-
Ndryshimet në qeveri, Meta: Larje hesapesh brenda PS, Rama frikë nga ‘dëshmia’ e Ahmetajt! Vëngu me nënshtetësi greke? Mund të punojë kundër çështjes së detit
29 Korrik 2024, 13:54
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik 2024, 21:09
-
Inceneratori i Tiranës/ 8 urdhërarreste, asnjë i ekzekutuar! Mbështetësi i Ahmetajt me të tjerët pastruan 20 mln euro! SPAK: Zoto e Mërtiri ‘kokat’ e grupit kriminal
16 Korrik 2024, 13:05
-
SPAK i firmosi urdhërarrest/ Ilir Dedja, biznesmeni nga Kavaja, doli garant për Arben Ahmetaj në Zvicër. I punësoi gruan Erjolën, me pagë 9 mijë franga në muaj
13 Korrik 2024, 11:52
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 8 urdhër-arreste, mes tyre edhe mbështetësi i Arben Ahmetajt në Zvicër! Janë firmosur dhe masa të tjera sigurie (EMRAT+ AKUZA)
13 Korrik 2024, 09:50