Qarku i Vlorës ishte ndalesa e radhës e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ku ndoqi nga afër një aksion të IKMT në bashkëpunim me Policinë, për pastrimin e hekurishteve të makinave të përdorura që shiten me pjesë.
Ministri Balla theksoi se dyndja e turistëve drejt Vlorës vjen për shkak të bukurive natyrore dhe pamjeve tërheqëse por nëse këto bukuri natyrore deformohen me “varreza makinash”, atëherë nuk kanë më vlerë.
Ai zhvilloi një bashkëbisedim me një pronar biznesi, i cili kishte një pikë grumbullimi çmontimi mjetesh të vjetra të përdorura që shiten për pjesë këmbimi.
Sipas praktikës së ndjekur për këtë aksion të IKMT, fillimisht bëhet njoftimi për heqjen vullnetare të mjeteve, duke përcaktuar edhe një afat të arsyeshëm kohor. Vetëm nëse shtetasi nuk bashkëpunon, atëherë vijohet me ndërhyrjen e strukturave të IKMT dhe policisë.
Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ambientit, aseteve turistike në bregdetin e Vlorës, Balla tha se “e rëndësishme është që të pastrohen të gjitha këto pikat e mjeteve të përdorura. Vlora është kryeqyteti i turizmit. Nuk duhet të lëmë asnjë varrezë makinash, asnjë vendgrumbullim mbetjesh. Edhe sipërmarrjet, baret, restorantet duhet të kuptojnë që njerëzit shkojnë aty, për atë bukurinë. Bukuria, po u prish me mbetje, me inerte, nuk ka vlerë”
Ministri vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për të realizuar sa më mirë këtë aksion për pastrimin e territorit.
“Këtë gjë nuk e bën vetëm Policia. Këtu është roli i INUV, IKMT, bashkë me Policinë, por dhe me komunitetin vlonjat, të cilët e duan Vlorën. Duhet ta mbajnë pastër këtë vend. Vlora është një zonë turistike 365 ditë dhe fokusi ynë është që ta adresojmë këtë situatë,” tha ministri i Brendshëm.
Gjatë këtij inspektimi Balla shoqërohej nga Kryeinspektori i IKMT Ervin Hoxha, Drejtori i DVP Vlorë Ermal Muça dhe punonjës të Policisë e IKMT së Vlorës. Aksioni për pastrimin e territorit vijon në të gjithë vendin.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor 2024, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor 2024, 14:33
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor 2024, 12:51
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor 2024, 12:00
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
Duhet ta mbani pastër Vlorën se të gjithë ju kokëcepshit jeni bërë me prona në Vlorë...
PërgjigjuPo ti besoj ke koke pa cepa e paske koken si saliu trekendesh