Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 101 vota pro rezolutën e përbashkët për Kosovën, që dënon sulmin me armë të serbëve më 24 shtator në Banjskë. Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, ndërkohë që në votim nuk u futën amendamentet e deputetit të PD-së Kreshnik Çollakut.
Në një intervistë për ‘Studio Live’ për Report Tv, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci tha se është obligim kombëtar të ruajmë paqen dhe stabilitetin në rajon.
‘Nevojë të jemi krah njeri-tjetrit. Kur bisedojmë më Shqipërinë ka elementë të cilat e bëjnë këtë lidhje shumë unike. Është obligim kombëtar të ruajmë paqe stabilitetin. Mendoj se deputetë të Kuvendit s’duhet të hezitojnë.’- u shpreh Statovci.
E pyetur nga gazetari Arbër Hitaj, në lidhje me akuzat e kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend kundrejt Albin Kurtit, se ky i fundit e ka dobësuar diplomatikisht Kosovën e Serbinë në sy të BE-së e SHBA-së, Statovci tha se kreu i qeverisë shqiptare ka mekanizma të tjerë që të komunikojë me kreun e qeverisë së Kosovës.
‘Ka shumë elementë që parimisht mund t’i komunikojnë me institucionet e Kosovës apo personalitetet e jo përmes Twitter apo mekanizmave të tjerë. Rrethanat e sulmit që ndodhen në 24 shtator ka qenë një lexim i saktë i asaj që ka ndodhur në Kosovë. Faktet nga ajo se çfarë është gjetur kishte armatim të përgatitur prej 6 javësh, ne ishim në proces dialogu dhe ato armatoseshin. Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë. Nuk jemi ndarë mirë për konferenca paqeje, duhet të kemi besim tek institucionet tona, duam një hetim ndërkombëtar e zbardhje të fakteve. Duhet të koordinohemi ku i kemi aleancave tona në këtë rast me SHBA-në, dhe të tregojmë faktet.’- tha Statovci.
Nga ana tjetër Hisen Berisha deputet i PDK-së, u shpreh se Shqipëria duhet të insistojë në mekanizmat ndërkombëtarë që të bëhet një hetim dhe të penalizohet Serbia.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com‘Nuk mjafton një rezolutë pasi serbët mund ta kryejnë sërish sulme. Me të drejtë do ta shtroja pyetjen a ka ndonjë notë protestë. Cenohet edhe siguria e drejtpërdrejtë e shtetit shqiptar. Të insistohet në mekanizmat ndërkombëtar që të bëhet një hetim dhe të penalizohet Serbia. Këtu duhet të konsistojë edhe diplomacia shqiptare, qoftë edhe në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Ajo që i shërben Kosovës është përmbyllja e dialogut dhe përmbushjen e pretendimeve.’- tha Berisha.
Thrisni Genc Burimin Report TV! Cfare TV jeni ju kur Genc Burimi flet e nxisni te flase? Ju lutem behuni serioze ashtu sic mendojme qe jeni!
Përgjigju