Albi Mecini, miku i Admir Tafilit! Roli i 29 vjeçarit në arratisjen e bujshme të 4 të dënuarve përjetë nga burgu i Drenovës në 2013
Albi Mecini në gjyq pasi u arrestua si bashkëpunëtor në arratisjen e 4 të dënuarve përjetë nga burgu i Drenovës, 23 nentor 2013)
(Albi Mecini në gjyq pasi u arrestua si bashkëpunëtor në arratisjen e 4 të dënuarve përjetë nga burgu i Drenovës, 23 nentor 2013)
Albi Mecini, 29 vjeçari njeriu që akuzohet se është një nga rrëmbyesit e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Krasniqit në prill 2023 është një ndër njerëzit e besuar të Admir Tafilit I dënuar me burgim të përjetshëm.
Në vitin 2013 Mecini ndihmoi Tafilin të arratisej së bashku me 6 të dënuar të tjerë nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Arratisja e bujshme ndodhi 10 vite më parë në 23 nëntor 2013.
Katër prej tyre: Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri dhe Artur Gora arritën të arrestoheshin një ditë më pas ndërsa ia dolën të iknin Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Eduard Lula.
Në atë kohë u arrestuan si organizatorë të arratisjes Ervis Lami, Olsi Maçi dhe Albi Meçin. Dy të fundit ishin nga Shkodra. Dy të arrestuarit kishin zhvilluar takime të shumta muajt e fundit me të dënuarit që janë arratisur. Pesë minuta para arratisjes, brenda burgut u dëgjua shpërthim, dhe më pas ndodhi dhe arratisja.
Ervis Lami akuzohej atëherë se kishte shpërthyer granatën për të tërhequr vëmendjen e policisë së Korçës, ndërsa dy të tjerët, Albi Mecini e Olsi Maci hapen zjarr në ajër në afërsi të burgut, për të dhënë sinjalin e nisjes së planit për arratisjen. Të burgosurit kanë qenë të armatosur në momentin kur kanë arritur të dalin nga burgu dhe kanë marrë makinën e kryeplakut të fshatit Drenovë dhe janë larguar.
Më 26 nentor 2013 para gjykatës ku dolën të arrestuarit, mes tyre dhe Albi Mecini (ne foton lart) Admir Tafili mori përsipër organizimin e arratisjes.
Admir Tafili, është i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e vëllezërve Petrjushi në 2011, dhe plagosjen e ish-shefit të Malësisë së Madhe, Pjetër Petrushi.
Fran Marashi është i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1997, ku në një restorant mes militiantëve të partive u vranë 20 vetë.
Artur Gora ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një oficeri policie në Pojan të Korçës. Ai u ndalua në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, saktësisht në Dishnicë, afër banesës së tij, në një taksi.
Edhe Gëzim Guri ishte I dënuar me burg përjetë.
Aktualisht Admir Tafili ndodhet në burgun e Burrelit duke vuajtur dënimin.
Lajmi kryesor:
'Misteri'/ Albi Mecini arrestohet me 2 çanta me 21 kg lëndë plasëse! I dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë! Tre në kërkim (EMRAT)
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor 2024, 12:00
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët
16 Dhjetor 2024, 12:55
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
-
VIDEO/ Merr flakë banesa në katin e parë të një pallati në Sarandë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën që jetonte aty
15 Dhjetor 2024, 16:46