Në Gjykatën e Lartë ka qenë sot ambasadori i Britanisë së Maddhe Duncan Norman, i cili ka zhvilluar një takim me disa nga nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në emër të të gjithë anëtarëve të këshillit, Vitore Tusha ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për asistencën e deritanishme të dhënë nga Britania e Madhe në mjaft sektorë të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në proceset e reformës në drejtësi.
Në bashkëbisedim e siper Vitore Tushe i bëri të ditur ambasadorit problemet që KED ka hasur gjatë këtyre viteve të krijimit dhe theksoi angazhimin maksimal të anëtarëve të tij, si gjatë vitit 2019, kur ky këshill vendosi themelet e një procesi shumë të rëndësishëm kushtetues, atë të përzgjedhjes së anëtarëve të parë në Gjykatën Kushtetuese. Procesi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi të veçantë për funksionimin e shtetit ligjor, dhe për këtë arsye, bazuar edhe në rekomandimet e Komisionit të Venecias, KED 2020 ka marrë të gjitha masat për përfshirjen e tyre në aktet rregullatore të KED.
Ndërkohë ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman u shpreh 'se reforma në drejtësi është një moment shumë i rëndësishem për Shqipërinë, proces i cili duhet të çohet deri në fund'. Ambasadori britanik theksoi se KED për nga natyra e vet ka patur gjithmonë vëmendjen e ndërkombëtarëve, duke shprehur me këtë rast mbështetjen e tij publike dhe personale në ndihmë të këtij këshilli.
Më tej Norman vlerësoi angazhimin i këshillit për të reflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, në mënyrë që procesi i emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të ndodhë sa më parë.
Njëkohësisht gjatë takimit Ambasadori Norman shprehu vullnetin për vijimin e asistencës së Britanisë së Madhe në drejtim të organeve të drejtësisë në Shqipëri, në çdo kohë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor 2024, 16:18
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor 2024, 18:30
-
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
13 Dhjetor 2024, 14:13
-
Tërhiqet Zaçaj, kërkon deklarimin e përfundimit të mandatit, s’ka vendim në Mbledhjen e Gjyqtarëve! Sulmon Gjykatën e Lartë: Tejkaloi kompetencat, e paprecedentë
12 Dhjetor 2024, 17:57
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit, lë në fuqi dënimin me 10 vite burg
12 Dhjetor 2024, 14:48
-
Kreshnik Spahiu: Pse janë bashkuar qeveri-opozitë, për heqjen e Kryetares Gjykatës Kushtetuese?
11 Dhjetor 2024, 14:40
-
Gjykata Kushtetuese/ Kryetarja Holta Zaçaj refuzon të lërë mandatin, i drejtohet Venecias, Gjykata e Lartë nis procedurat e zëvendësimit të saj
11 Dhjetor 2024, 09:13
-
I përfundon mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të 2025! I drejtohem Venecias, respektoni pavarësinë
10 Dhjetor 2024, 13:32
-
Holta Zaçaj drejt largimit nga Kushtetuesja, gara për pasuesin më 10 dhjetor! Gjykata e Lartë: Të deklarohet vakanca
7 Dhjetor 2024, 14:03
-
Afera 'Partizani'/ Lihet në fuqi arresti shtëpiak, Gjykata Kushtetuese rrëzon Jamarbër Malltezin
5 Dhjetor 2024, 18:31
-
Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami
4 Dhjetor 2024, 16:44
-
Dosja 5 D, Gjykata e Lartë lë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
4 Dhjetor 2024, 16:33