Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL - Shqiptarja.com

Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL

TIRANË- Apeli i Posaçëm vendosi t’i kthejë vilën nënës së Monika Kryemadhit, pas ankimimit të bërë më 6 dhjetor ndaj sekuestros së vendosur nga Gjykata e Posaçme 1 muaj më parë. Bëhet fjalë për një vilë te Kodra e Diellit në Tiranë me sipërfaqe 449 metra katrorë, përfshirë katin përdhes, katin nëntokë dhe dy kate të tjera.

Nga ana tjetër trupi gjykues i drejtuar nga Igerta Hysi la në fuqi masën e sekuestros për vilën në rezidencën Kodra e Diellit të Monika Kryemadhit, e cila paralajmëroi rekurs.

“Betejë ligjore që do durim dhe konsistencë. Të dyja banesat janë të përfituara në mënyrë të ligjshme, e prano edhe prokurori. Ka edhe një avantazh që unë futem një cik më pa radhë se mamaja ime në gjykatën e Strasburgut. Në raste të tilla prokurori zbaton vendimin e gjykatës. Kishim vetëm shpalljen, prokurori kërkoi që të mos ndryshohej vendimi. Që të jemi të sinqertë, prokurori ngritën arsyen e bashkëpunimit të Fatime Kryemadhit me Ilir Metën për korrupsion që nga video e Dritan Priftit. Për çështjen e CEZ-Dia që pretendojnë se Fatime Kryemadhi ka bashkëpunuar me Metën. Fatime Kryemadhi e ka blerë banesën në mars ndërsa meta dyshohet për një çështje që është gjykuar dy herë në 2015, bëhet fjalë për në dhjetor të 2018. Si mund të jetë bashkëpunimi. Nuk ka koherencë, sistem të provave, aq më shumë që ti bën sekuestro për një grua që ka një ekspertizë financiare të paraqitur”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tregoi se që prej vitit 1998 ka jetuar me nënën e saj.Një ditë më parë, Kryemadhi tha se ishte e gatshme të jetonte në çadër, nëse SPAK-u e nxjerr jashtë.

GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë 'detyrim paraqitje', ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
NULL
Ora 11:35
Kryemadhi: Mamaja më dha 2 dhoma kur ngela shtatzënë, atëherë s'isha as e fejuar dhe as e martuar! Jetoj me të që nga 1998

Pas vendimit të Apelit të GJKKO që i hoqi sekuestron e vilës së nënës, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale.

Ajo ka theksuar se ka jetuar me të ëmën që nga viti 1998 dhe ka folur për periudhën kur mbeti shtatzënë për herë të parë, duke sqaruar se nuk ishte e fejuar dhe as e martuar me Ilir Metën në atë kohë.

Kryemadhi ka treguar se ishte e ëma ajo që i ofroi dy dhoma për të jetuar, duke shtuar se ajo ka qenë një nënë e kujdesshme dhe mbështetëse.

“Kur unë them me qira, duhet shkruar me qira, dhe jo duhet blerë, e kam fjalën për disa portale të cilat përtojnë të zbardhin dhe i bëjnë copy paste njëri-tjetrit. Kur them me qira, me qira, kur them për të blerë, për të blerë. Unë nuk them asnjë fjalë gabimisht. Ju kërkoj miqësisht atyre që janë para kompjuterit ta zbardhin korrekt.

Kam jetuar gjithmonë me mamanë. Kur kam ngelur shtatzënë për herë të parë s’kam qenë e fejuar, as e martuar me Ilir Metën. Ajo më tha do të jetosh me mua se ne ishim dy të rinj që mendonim se çdo që të fluturon hahet. Më dha dy dhoma. Pastaj vdiq babai dhe e kishim të nevojshme të jetonim bashkë. Jetojmë bashkë që nga 1998”, tha ajo.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 17/12/2024 15:01

    Ky është një tregues skandaloz që tregon korrupsionin e lartë në gjykata,kush është i pasur paguan dhe del nga burgu ndërkohë që burgjet janë mbushur me hajdut ordiner dhe hallexhinj....

    Përgjigju
  • iliri: 17/12/2024 14:34

    merrjani te gjitha vilat dhe shtepite,,,se ato jane parate tona...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit