Apeli lë në burg Gjutën: S’kam lidhje me tritolin ndaj Tahirit - Shqiptarja.com

Apeli lë në burg Gjutën: S’kam 
lidhje me tritolin ndaj Tahirit

TIRANË - Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Apelit të Krimeve te Rënda ka vendosur të lë në fuqi masën e sigurisë të “arrestit me burg” ndaj Vladimir Gjutës, të akuzuarit për vendosjen në dy raste të tritolit ndaj babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. 

Avokati i Gjutës kërkoi ndryshimin e masës së vendosur nga Gjykata e shkallës së parë. Edhe në këtë seancë, Gjuta ka mohuar të ketë lidhje me shpërthimet me eksploziv në farmacinë e Bashkimit Tahirit dhe me tritolin që çaktivizua nga policia në vendparkimin e makinës së tij.

Gjuta do të qëndroj137 në burg deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e krimeve të rënda në lidhje me atentatet terroriste të shkurtit të këtij viti ndaj, ku Gjuta është i dyshuari kryesor i prokurorisë si ideator i këtyre sulmeve.

Vladimir Gjuta ra në prangat e policisë në rrugën e Kombit pas 4 muajve në arrati.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)


 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit