Arkitekti italian i martuar me shqiptare: Nesër me azurrët, pastaj do bëhem tifoz kuqezi! Tifozja shqiptare: Shqipëria do të fitojmë 3 me 1
Valerio Perna, arkitekti italian
![1718370647_valerioperna.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1718370647_valerioperna.jpg)
Valerio Perna, arkitekti italian, për emisionon 'Përballje' në Report Tv u shpreh se ai në këtë ndeshje mbështet Italinë, ndërsa pas ndeshjes do të bëhet tifoz Kuq e Zi.
Sipas tij, kombëtarja shqiptare ka treguar një nivel europian në futboll gjatë këtyre viteve të fundit.
“Jam me Italinë nesër, e kam si detyrim. Nusen e kam shqiptare dhe nesër do të jem me Italinë dhe nga pasnesër pastaj do të jem me Shqipërinë. Bashkëshortja ime tha që Shqipëria do të fitojë. Kjo është ndeshja e parë dhe Italia kërkon konfirmim, ndërsa Shqipëria i ka konfirmimet e veta. Po Shqipëria vitet e fundit ka treguar një futboll në nivel europian”, tha ai.
E bindur se në këtë ndeshje fituese do të shpallet Shqipëria, kamionistja Bianka Dervishi, e cila jeton në Itali, në një lidhje Skype për emisionin, tha se entuziazmi është i madh dhe Shqipëria mund të fitoj bindshëm ndaj Italisë.
“Do fitoj më i miri dhe mendoj se më të mirët jemi ne. Shqiptarët kanë blerë mbi 40 mijë bileta dhe italianët 20 mijë sepse shumicën e kemi blerë ne. Mendoj se Shqipëria do të fitojmë 3 me 1. Ne mezi po e presim. Urojmë që të fitoj më i miri, edhe nëse nuk fiton Shqipëria, ne do ta përkrahim prap”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Nesër Shqipëri- Itali, përfaqësuesi i ‘Tifozave Kuq e Zi’ për Report Tv: Më shumë se 50 000 tifozë shqiptarë në Dortmund! Emocione edhe në 'Sheshin Skënderbej'
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor 2024, 21:04
-
Gjermania që ne njihnim është zhdukur
17 Dhjetor 2024, 20:53
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Nderohet Franz Beckenbauer, Superkupa e Gjermanisë merr emrin e tij
16 Dhjetor 2024, 22:15
-
Scholz humbet votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme
16 Dhjetor 2024, 16:51
-
Skandal me futbollistin e Dortmund, babai i tij zbulon moshën reale: Mora certifikatë false
15 Dhjetor 2024, 21:00
-
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët
15 Dhjetor 2024, 10:39
-
Scholz kërkon votëbesim, Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme
11 Dhjetor 2024, 18:28
-
Scholz dhe Vuçiç takohen në Gjermani, bisedime për litiumin
10 Dhjetor 2024, 15:04
-
Ndalen dy motorë të Evropës: Franca i bashkohet Gjermanisë në kaosin politik
5 Dhjetor 2024, 17:03
-
A do të arrestohej Netanyahu në Gjermani?
3 Dhjetor 2024, 12:19