Pas propozimit të presidentit të Ukrainës për bashkëprodhim të armatimeve, në Shqipëri po kthehet vëmendja tek kjo industri ushtarake. Një nga uzinat e prodhimit të armëve ka qenë Uzina e Gramshit po në çfarë gjëndje është kjo sot?
I ftuar në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo' në Report Tv kryetari i bashkisë Gramsh, Besjan Ajazi thotë se nuk i përgjigjet teknologjisë së sotme.
“Aktualisht uzina nuk është në funksion për prodhim të armëve apo municioneve të kalibreve të ndryshëm. Nëse ish uzina e armëve do të rivihet në funksion ka impakt ekonomik. Dikur kishte 1100 punëtorë. Por specialistët e asaj kohe nuk i përgjigjen teknologjisë së re, por e kemi mundësinë të formojmë specialistët”, u shpreh Ajazi.
Meçollari shtoi se për momentin nuk ka industri në Shqipëri për ta ndihmuar Ukrainën dhe duhet minimalisht 1 vit për ta ngritur.
"Duhet të ketë një proces vendimmarrës politik që të kalojë të gjitha fazat. Çështja, pyetja thelbësore është a duam ta ndihmojmë Ukrainën. Nëse Ukraina ka nevojë urgjente ti s’ke industri, duhet minimumi 1 vit për t’a zhvilluar si do ta zhvillosh.", tha Meçollari.
Kulluri tha se në Shqipëri nuk ka burime dhe kapital njerëzor, prandaj në ngritjen e një industrie të tille duhet maturi dhe pjekuri.
“Për komunitetin është mirë. Patjetër që industria është shumë e qëndrueshme sesa shërbimet. Qytetit dhe ekonomisë i bëjnë mirë. Nostalgjinë e kuptoj, por ekonomia dhe ushtria jonë kanë qenë jo e mirë. Pra dhe demontimi ka qenë vendim ndërpartiak. Ajo që kishim ishte shumë e vjetër. Ne ishim të izoluar, në 76’ u ndërprenë importet ushtarake. I ndjeri Pashko ka gjetur në buxhetin e shtetit në 91’, 6 milionë dollarë. Kemi qenë ekstremisht i falimentuar. Për të bërë patriotin këtu unë jam lab. Duhet të jemi me këmbën në tokë. Ka patur tentativa. Duhet krijuar kuadri ligjor. A kemi burime, kapital human? Një pjesë nuk jetojnë më. Nuk mund të thuash që nesër hapet uzina. Kjo punë do të gjitha format. Nëse bëhemi gati pas 1 viti e gjysëm ndoshta lufta ka mbaruar. Duhet maturi dhe pjekuri.”, shtoi Kulluri.
Lajmi kryesor:
Baza e NATO-s në Kuçovë taktike/ Koloneli për '5 pyetje': Mund të përdoret dhe për kontrollin e hapësirës ajrore në rajon! Rusia është kërcënim i qartë
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
16 Dhjetor 2024, 22:31
-
Spahiu: Përplasja e Gjykatës së Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë
16 Dhjetor 2024, 21:53
-
Spahiu për Dumanin: SHBA zyrtarizoi sot vazhdimësinë e mbështetjes ndaj SPAK
9 Dhjetor 2024, 21:40
-
Shpërthimi në Zubin-Potok/ Kikia: Serbia po përdor armët e fundit! Etjen Xhafaj: Gara e armatimit nuk është zgjidhje! Çollaku: Harrojeni se Beogradi do njohë Kosovën
2 Dhjetor 2024, 22:24
-
Spahiu: Kush loboi më fort në SHBA për fitoren e Trump: Shqipëria, Serbia apo Kosova?
2 Dhjetor 2024, 21:47
-
Shpërthimi në Zubin-Potok/ Ministri Sveçla në '5 Pyetjet': Serbia mbështet dy organizatat terroriste! Bashkëpunim nëse dorëzojnë Radoiçiç! Do shpalosim skenarin e tyre
2 Dhjetor 2024, 21:22
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor 2024, 22:53
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor 2024, 21:53
-
Vrasja e 14-vjeçarit/ Sokol Dema: Diskutimi verbal u pasua me grushte dhe në fund u nxor një tek thikë nga autori! Barkaj: Pati përplasje në ambjentet e shkollës
18 Nëntor 2024, 22:28
-
Vrasja e 14-vjeçarit/ Ironia e Spahiut: Si do kontrollonte krimin shteti nëse Shqipëria do kishte popullsi sa Kina apo India?
18 Nëntor 2024, 21:30
-
Buxheti/ Bardhi fyerje ndaj Begajt: Presidenti bën takime për përshesh me gjel, po e keqpërdorni si leckë! Gjeneral i kthyer në ushtar të Ramës, po kërkon buxhet për parukeri
13 Nëntor 2024, 13:36
-
Buxheti 2025, Shehi ironi te ‘5 Pyetjet’: PS prioritet rrugët, te pensionet s'bëhen tender! Gjokutaj: Informaliteti 'sëmundja' më e madhe! Çoçoli: Viti më i mirë ekonomik në 3 dekada
11 Nëntor 2024, 21:34