TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj për korrupsion me fondet e BE në SASPAC. Në një reagim për Report Tv, delegacioni i BE thotë se nuk komentojnë mbi vendimet e drejtësisë, por nga ana tjetër kërkojnë nga institucionet shqiptare që të kenë mekanizma efektivë të kontrollit për të mbrojtur interesat financiare të BE-së. Këtu, delegacioni i BE përfshin edhe institucionet e pavarura të drejtësisë.
“BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdimësi. Institucionet shqiptare janë të detyruara të kenë mekanizma efektivë të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të BE-së", thuhet në reagimin për Report Tv.
Në të kundërt nëse institucionet shqiptare nuk marrin masa, në reagim thuhet se BE ka mjete dhe procedura në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta financiare.
Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe institucionet e pavarura të drejtësisë. BE-ja ka mjete dhe procedura në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta financiare, nëse është e nevojshme”, thuhet në reagimin e BE.
Ndaj Ilir Beqaj SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë. Ndërsa të proceduarit e tjerë në dosjen e SASPAC akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim.
SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor 2024, 10:49
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
BE nis hetimin ndaj TikTok pas dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
17 Dhjetor 2024, 17:56
-
BE i kërkon Kosovës kthimin e serbëve në institucione, masat hiqen kur të ndërmerren hapa për uljen e tensioneve në Veri
17 Dhjetor 2024, 17:07
Filloi embargo
PërgjigjuDo ja futin popullit me mekanizmat e tyre, se hajdutve ua dhanë vet eurot.