Arrestimi i Beqajt/ Ilir Meta: U bë 'kokë turku'! Sa më shumë arrestohen ministra aq më shumë shtohet korrupsioni
Presidenti i PL-së, Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Për Metën një arrestim i tillë i Beqja nuk ia vlen të diskutohet pasi ai është bërë kokë turku, Sipas Metës, sistemi i korruptiv me këto arrestime bëhet më i fuqishëm.
'Nuk do doja fare ti kushtoja vëmendje kësaj ngjarje banale. Në kuadër të drejtësisë me regji që telekomandon Rama. Konferenca e sotme nuk kishte lidhje me ngjarjen e sotme. Kishte lidhje me tryezë e djeshme të ekspertëve të shëndetësisë. Të gjithë e dinë se çfarë mashtruesi është Rama për sa i përket premtimit për shëndetësi falas, por edhe për korrupsionin e tmerrshëm, këtu janë vjedhur edhe fondet e BE-së, siç u zbulua që u vodhën edhe fondet e bujqësisë. Të gjithë e kuptojnë se çfarë ndodh me taksat e qytetarëve shqiptarë që i vjedh Rama. Sa i takon arrestimit, sa më shumë ish ministra apo ministra të Ramës arrestohen aq më në progresion gjeometrik shkon korrupsioni i Ramës. Dhe gjithë thelbi i sistemit mbetet i paprekur, bëhen disa koka turku, në kuadër të regjive të bëra më parë ndërkohë që jemi vendi i parë për korrupsion në Evropë dhe jemi vendi i dytë në botë sa i takon ryshfetit pas Gambias. Ky korrupsion i jashtëzakonshëm shëndetësor që ka një arkitekt, që ka një regjisor, një përfitues kryesor që quhet Edi Rama kërkon të shfryjë pakënaqësinë e qytetarëve duke arrestuar edhe infermierë apo mjek me maska në forma spektakolare, ku të gjithë e dinë që kë sistem kriminal, është rezultat i vjedhjes skizofrenike që ndodh në këtë sektor nga Edi Rama. BB ka kërkuar transparencë si janë kontrata e shëndetësisë.'
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Beqajt, Braçe: Ende s’ka përgjegjës për vrasjet e 21 janarit dhe Gërdecit! Peshorja ka humbur ekuilibrin, duhet drejtësi gjithëpërfshirëse
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 1,3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS
19 Dhjetor 2024, 10:25
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët
18 Dhjetor 2024, 12:40
-
Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit
16 Dhjetor 2024, 12:21
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Spiropali: Kjo vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike
14 Dhjetor 2024, 15:27
-
8 orë seancë për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Rrapaj pranon njohjen me ish-ministrin
12 Dhjetor 2024, 15:22
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor 2024, 12:53
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14
-
Konferenca e Kryetarëve/ Spiropali propozoi emërtimin e dy sallave të vogla të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani
11 Dhjetor 2024, 12:38
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Dita e të Drejtave të Njeriut/ Gonzato: Mungon qasja ligjore! Gratë viktima denoncuan dhunën, por nuk ka reagim
10 Dhjetor 2024, 15:00