Boksieri shqiptar Florian Marku është arrestuar në Gjermani. 32-vjeçari më 9 dhjetor ka qenë duke udhëtuar nga Anglia drejt Gjermanisë, teksa në hyrje të kufirit i është bërë me dije një urdhër arrest nga shteti grek. Bëhet fjalë për një çështje të shumë viteve më parë kur Florian Marku ishte në moshën 18-vjeçare. Në atë kohë, për shkak të një sherri në Selanik, ai është arrestuar me akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Më pas boksieri është dënuar me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë.
Mirëpo pak vite më parë çështja është apeluar dhe sipas ndryshimeve të fundit në ligjin grek duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit.
Aktualisht Florian Marku ndodhet në paraburgim në Gjermani, në pritje të esktradimit drejt Greqisë. Procedura e përgatitjes së dosjes kërkon kohë dhe mund të shkojë deri në 1 muaj, ndaj esktradimi mund të ndodhë në ditët e para të 2025. Palës mbrojtëse i është thënë se Florian Marku duhet të kryejë pjesën e mbetur të dënimit dhe vetë boksieri e ka pranuar atë. Burime pranë familjes së 32-vjeçarit thonë se Marku duhet të kryejë rreth 6 muaj burg për ta quajtur çështjen të mbyllur.
Marku nuk është i njohur vetëm në Shqipëri, por fama e tij preku kulmin këtë vit edhe në Angli. Pas shumë fitoreve në karrierë më 31 mars shqiptari u përball në Londër me Chris Congon, një boksier i njohur në arenën ndërkombëtare që i shkaktoi humbjen e parë Markut. Ky i fundit kishte premtuar se pas një pushimi të shkurtër do të rikthehej për hakmarrje, ndërsa tani do ti duhet më shumë kohë derisa ajo ditë të vijë.
Ne.k./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:39
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
18 Dhjetor 2024, 18:57
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor 2024, 22:31
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor 2024, 21:04
-
Gjermania që ne njihnim është zhdukur
17 Dhjetor 2024, 20:53
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor 2024, 18:46
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor 2024, 16:40
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Nderohet Franz Beckenbauer, Superkupa e Gjermanisë merr emrin e tij
16 Dhjetor 2024, 22:15