Arrestimi në Kalimash, mesazhiqë futi në kurth Vladimir Gjutën - Shqiptarja.com

Arrestimi në Kalimash, mesazhi
që futi në kurth Vladimir Gjutën

TIRANE- Vladimir Gjuta, i shumë kërkuari i Policisë së Shtetit është futur në kurth nga agjentët e Grupit të Operacioneve Speciale që e mbanin në mbikqyrje dhe forcat RENEA. Policia prej dy ditësh dinte vendodhjen e Gjutës në Tiranë, duke e mbajtur në vëzhgim të rreptë. Ndërkohë një ditë më pas ai është nisur në drejtim të Kukësit, ku mendohej se do shantazhonte dhe kërcënonte stafin e kandidatit për kryetar bashkie të LSI Hasan Halilaj.

Teksa ka marrë një sms nga miku i tij Indrit Ademaj, Gjuta ka hyrë në tunelin e Kalimashit, pikërisht në këtë moment janë fikur dritat, ku administrata ka bërë dhe njoftimin e udhëtarëve, nëpërmjet sistemit elektronik. Pas këtij momenti dritat janë shuar dhe Gjuta ndodhej brenda në tunel. Teksa udhëtonte në drejtim të Kukësit, sapo i është afruar daljes së tunelit,kanë ndërhyrë forcat RENEA, duke e arrestuar. Gjuta nuk ka bërë asnjë rezistencë, duke deklaruar se ishte shtetas kosovar dhe se emri i tij ishte Lumjan Thaqi.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit