2 mjekë të QSUT dhe i ati i Elmidin Dylit, 17-vjeçari që u plagos në masakrën e Velipojës janë arrestuar për korrupsion pasiv. Në pranga ranë Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë QSUT.
Mjekët akuzohen për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Ftabardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit. Gjithashtu në pranga u vu edhe Fatbardh Dyli , 40 vjeç, banues në Shkodër, i akuzuar për korrupsion pasiv.
Ndalimi i dy mjekëve u bë në ambientet brenda Qendra Spitalore Universitare Tiranë, ku iu sekuestruar edhe shuma e parave që Fatbardh Dyli ua ka dhënë për kryerjen e operacionit.
Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar "Bisturia", ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
17-vjeçari Elmidin Dyli mbeti i plagosur në gju në përplasjen me armë në Velipojë në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit 2021, ku familjet Ferracaku dhe Gocaj u përplasen pas një konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë për vendosjen e shezlongëve. Nga përplasja me armë mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të plagosur mes të cilëve edhe adoleshenti. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur, ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor 2024, 13:53
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
18 Dhjetor 2024, 15:03
-
Bashkia e Shkodrës ‘harron’ urimin për Krishtlindje, famullitari i Shkodrës: Pse me e fsheh, kur dikush është në festë?!
17 Dhjetor 2024, 09:28
-
Shkodër/ Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet autori
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Shkodër/ Ujësjellësi investoi 14 milion lek, banorët e Postribës: Uji vjen sërish i ndotur, problematika s'është zgjidhur! Të ndalet aktiviteti i guroreve
16 Dhjetor 2024, 14:41
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor 2024, 13:53
-
VIDEOLAJM/ Mbahet në Shkodër Kupa e Kombit në Paragliding! Pilotë nga rajoni e më gjerë pjesëmarrës në edicionin e parë
16 Dhjetor 2024, 08:50
-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
15 Dhjetor 2024, 15:20
-
Hapet tregu i rikonstruktuar i Rusit në Shkodër, investimi 36.6 mln lekë! Tregtarët: Të kënaqur
15 Dhjetor 2024, 13:24
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor 2024, 10:06
-
Dëshmia e Ipeshkvit Katolik të Shkodrës: Si ushtarët gjermanë, flinin e hanin në makina dhe mes popullit
14 Dhjetor 2024, 22:40
Ore pabuksa mjeku ne cdo vend bote luan golf ne private club... ketu paguhet me 80mije lek qe dalin me pagu drita uje e me ble ushqime ne market jo te lagja... ketu vleresohesh me te rene shpatullave... nje mjek Ben 10 vjet shkolle shpeto jete cdo dite e me rrogen qe ka blen shpi mbas 20vitesh pune... as nuk i paragjykoj fare kur ja jep vete familjari... moralistet e ketij timit 1mil ndertime pa leje popull ligjshkeles i rregullt me bo moral I pari ikni llum ngopuni me propaganda rritje ekonomike
PërgjigjuAsnje rroge e vogel nuk justifikon qe te marri parate e pacientit, kjo nuk ha diskutim.Rroga ajo qe ka nenshkruar nr kontrate eshte, nese do me shume te punoje ne Gjermani apo ne privat.Mos i beni marshalla punes se keqe.
Nuk ka mundesi te kene marre leke keta, pasi ne mjeket i kemi heronj. Dhe heronjte duhet te dalin ne proteste per keto arrestime te padrejta qe u kane bere kolegeve te tyre. Edhe ai Edvin Prifti nuk kishte marre leke, thjesht i kishte nga diplomat dhe nga shitja e tokes se gruas. Nese te gjjthe mjekeve inferimereve, gjyqtareve, prokuroreve, doganierve, tatimoreve etj, ti kontrollosh cdo dite kur dalin nga puna, do grumbulloheshin aq shume leke, sa do kompensohej gjoba e Becchetit ndaj shtetit tone….
PërgjigjuMjere ai qe ka keq se spitali ka shume tire dhe keshtu do vazhdoje kjo pune deri sa te pastrohet nga xhambazet e spitalit
Përgjigju