Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, shiste drogë sintetike përmes rrjeteve sociale - Shqiptarja.com

Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, shiste drogë sintetike përmes rrjeteve sociale

Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, shiste drogë sintetike përmes rrjeteve sociale

Foto ilustruese

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Italiane në Vaiano, Toskana pasi akuzohet se shiste drogë sintetike përmes kontakteve të tij në rrjetet sociale.

Ai u arrestua në bazë të një vendimi të gjykatës së Prato. Ai nuk shiste vetëm hashash dhe marijuanë, por drogë sintetike të llojeve “AK 47” dhe “K2”.

Mediat italiane shkruajnë se droga që shiste shqiptari është 30 herë më e rrezikshme se kanabisi bimor.

I arrestuari u gjurmua dhe më pas u shoqërua në shtëpinë e tij nën arrest shtëpiak.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit