‘Arrestuat të moshuarën për një kotec pulash’, Sula kundër pr.ligjit për faljen e gjobave për ndërtim pa leje: Keni futur të gjithë fshatarët në burg - Shqiptarja.com

‘Arrestuat të moshuarën për një kotec pulash’, Sula kundër pr.ligjit për faljen e gjobave për ndërtim pa leje: Keni futur të gjithë fshatarët në burg

Me tone të ashpra kritikoi deputeti demokrat pr.ligjin e propozuar nga PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje kryesisht në zonat rurale. Dash Sula ktheu në vëmendje historinë e së moshuarës që u arrestua për një kotec pulash pa leje në vitin 2022 në Vlorë.

“Meqë e keni kaq merak, u dhimbën njerëzit, qani. Ajo ministrja, pse nuk e blini skanerin për të sëmurët. A u kujtohet Qamil Zela që vari veten për 38 mijë lek në Rrogozhinë, e futët në burg e vari veten. Harruat nënë Pashkën që e arrestuar për kasollen e pulave. Harruat gjithë fshatarët për një gjysmë çatie për një gardh që i keni fut brenda përveç gjobës”, tha Sula.


Lajmi kryesor:

PS propozon falje gjobash për ndërtimet pa leje në zonat rurale, Opozita bllokon foltoren, tensione në kuvend! Bardhi: Gënjeni! Manja: Kemi votat, e kalojmë këtë muaj


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit