LUSHNJE - Qelizat telefonike të celularit të Gëzim Saraçit, i shpallur tashmë në kërkim për plagosjen me granatë dore të kryebashkiakut të Lushnjes, zbuluan se rreth një orë pas ngjarjes ai u lokalizua në rrethinat e Beratit. Por pavarësisht kontrolleve, Saraçi nuk është mundur të gjendet nga policia. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se autori mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë duke u larguar drejt Beratit e ndërsa dyshimet janë se për t’ju shmangur kontrolleve të policisë, ai ka ndërruar disa automjete për t’u arratisur.
Në rrugë operative policia e Lushnjes ka siguruar informacione se Saraçi shantazhonte kryebashkiakun Fatos Tushen me dokumente kompromentuese që ai dispononte për shkak se për disa vite me radhë ka ushtruar edhe detyrën e shoferit te kreut të Bashkisë.
Të vetmit që janë marrë në pyetje deri më tasni janë disa nga punonjësit e Bashkisë Lushnjë dhe nga të dhënat e siguruara prej tyre ka rezultuar se Saraçi është larguar nga detyra në 2016-ën ndërsa objekt hetimi është edhe mënyra se si ai është paguar gjatë kohës që nuk ushtronte detyrën e shoferit të Fatos Tushes.
Mëngjesin e së martës, Tushe u sulmua me granatë dore në zyrën e tij ku mbeti i lënduar në shpatull e në këmbë. Po ashtu, e lënduar mbeti edhe sekretarja e Tushes, Erisa Qalliu. Si pistë kryesore hetimi është një borxh i pashlyer i Tushes ndaj ish-shoferit Saraçi, si dhe largimi nga puna i këtij të fundit.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
S’deklaroi apartamentin në bregdet, dënohet me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe! GJKKO vendos konfiskimin
9 Tetor 2024, 09:43
-
E akuzon se fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit e 5 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe
4 Tetor 2024, 13:37
-
SPAK s'i ndahet Fatos Tushes, e akuzon se fshehu pasurinë! I sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës
24 Korrik 2024, 13:01
-
E kishte fshehur në emër të një firme ndërtimi, SPAK i sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës Fatos Tushes, ish-kryebashkiak i Lushnjës
13 Prill 2024, 12:52
-
Hetim i ri për Fatos Tushen, ish-kryebashkiaku i Lushnjes në SPAK, nuk deklaroi një shtëpi në bregdet
10 Prill 2024, 10:07
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars 2023, 22:29
-
Duhet të vuajë edhe 1 vit burg pas vendimit të Apelit të GJKKO, arrestohet ish kryebashkiaku i Lushnjës! Do të kthehet në qeli
2 Mars 2023, 14:39
-
Apeli i GJKKO shton dënimin e ish kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe duhet të rikthehet në burg për 1 vit! Fajtor edhe për shkelje të barazisë në tendera
1 Mars 2023, 10:55
-
Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe
26 Janar 2023, 15:07
-
GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe! Fajtor për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje
29 Korrik 2022, 18:51
-
Abuzimi me tenderat për kanalet vaditëse, shtyhet në 27 korrik gjyqi për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushen
13 Korrik 2022, 10:23
-
Abuzimi me tenderat për kanalet vaditëse, përfundon gjyqi për Fatos Tushen dhe 21 zyrtarët e bashkisë Lushnjë! Më 13 korrik jepet vendimi
29 Qershor 2022, 10:37
Korrupsioni...i qeverrisjes se Bashkise dha frutet e veta,Krytari,per t'i dhen rroge nji ish-punonjesi qe e ka larguar nga puna,e ka nji arsye.KLSH duhet te beje nji kontroll te imtesishem ne kete Bashki,dhe kush ka gabuar te paguaj deri ne qindarken e fundit,i kan kthyer Institucionet e Shtetit ne prone private ,ku nuk i japin llogari asnjinjeriu..
Përgjigju