Avioni nga Athina ulet në Minsk pas alarmit për bombë, policia lokale arreston gazetarin 26-vjeçar, kundërshtarin e presidentit bjellorus Lukashenko - Shqiptarja.com

Avioni nga Athina ulet në Minsk pas alarmit për bombë, policia lokale arreston gazetarin 26-vjeçar, kundërshtarin e presidentit bjellorus Lukashenko

Avioni nga Athina ulet në Minsk pas alarmit për bombë, policia lokale arreston gazetarin 26-vjeçar, kundërshtarin e presidentit bjellorus Lukashenko

Gazetari Roman Protasevich

Një avion që u nis nga Athina me 171 pasagjerë në bord drejt Lituanisë u detyrua të devijonte në aeroportin Bjellorus të Minskut, për arsye sigurie, pas një alarmi për bombë.

Por sapo avioni zbriti në tokë, policia lokale arrestoi një prej udhëtarëve, 26-vjeçarin, Roman Protasevich, i cili është një gazetar, i opozitës Bjelloruse, dhe themelues i “Nexta”, kanalit më të madh informativ të vendit që prej muajsh ka në shënjestër presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.

Në avion po udhëtonin edhe disa anëtar të KGB, agjentë sekretë bjellorusë, të cilët dhanë alarmin për bombë, duke bërë që Boeing të devijonte, por pas kontrollit në aeroportin e Minskut, rezultoi se nuk kishte asnjë eksploziv.

Gazetari i cili u arrestua menjëherë nga policia lokale, konsiderohet një ndër kundërshtarët e qeverisë së vendit.

Media e tij ishte shpallur ekstremiste vitin e kaluar pasi u përdor për të organizuar protesta kundër Lukashenkos. Protasevich i cili prej nëntorit jetonte në Vilnius, të Lituanisë, mund të përballet me 15 vjet burg në vendin e tij. 

Në 10 gusht janë zhvilluar zgjedhjet presidenciale në vend me fitues Alexander Lukashenkon, i cili është akuzuar masivisht për vjedhje të votave.

Një pjesë e kundërshtarëve të tij politik ndodhen jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër në burg.

Alexander Lukashenkon, është diktatori i fundit i Bashkimit Evropian.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar kreu i shtetit të Lituanisë Gitanas Nauseda, i cili kërkoi lirimin e menjëhershme të gazetarit.

“Unë kërkoj që Protasevich të lirohet urgjentisht!”, shkruan ai në rrjetin e tij social.

Edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka reaguar lidhur me arrestimin e gazetarit, duke kërkuar shpjegime.

Nuk mund të mungonte komenti i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u shpreh se çdo udhëtar duhet të vazhdojë udhëtimin e tij dhe se siguria është e garantuar.

Ajo shtoi se çdo shkelje e rregullave të transportit ror ndërkombëtar do të ketë pasoja.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit