Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thonë se mbajtja e dokumenteve sekrete në shtëpinë e tij në Florida është thjeshtë një "mosmarrëveshje" mbi vendin e ruajtjes së tyre. Ata i kërkuan një gjykatëseje të hënën që të mbajë në fuqi urdhrin që ndaloi përkohësisht aspektet kryesore të hetimit penal të Departamentit të Drejtësisë.
Avokatët e Trump thanë gjithashtu se kundërshtojnë kandidatët e propozuar nga Departamenti i Drejtësisë për një ekspert ligjor të pavarur, i cili do të ngarkohet me shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara gjatë kontrollit të FBI-së në Mar-a-Lago muajin e kaluar.
Departamenti i Drejtësisë tha se, përveç dy ish-gjykatësve të propozuar (Barbara Jones dhe Thomas Griffith), do të ishte i gatshëm të rekomandonte një nga përzgjedhjet e ekipit të avokatëve të Trump-it.
Avokatët e ish-presidentit Trump kanë propozuar gjykatësin e gjykatës federale në Brooklyn të Nju Jorkut, Raymond Dearie dhe avokatin e njohur nga Florida Paul Huck Jr., për postin e ekspertit të pavarur ligjor për çështjen e shqyrtimit të dokumenteve të marra nga FBI-ja në Mar-a-Lago.
Vendimi i gjykatëses federale Aileen Cannon për të miratuar kërkesën e avokatëve të ish-Presidentit Trump për emërimin e një eksperti të pavarur ligjor, ka ndalur hetimin penal të Departamentit të Drejtësisë lidhur me dokumentet sekrete të marra nga FBI-ja në Mar-a-Lago./VOA
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor 2024, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor 2024, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12