Babai i 18 vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Itali: Djali im nuk po bënte video për TikTok
Viktima Lorenzo Pjertushi dhe babai i tij
ITALI- Babai i Lorenzo Pjertushit, 18 vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 29 janar, tha se djali i tij nuk ka qenë duke bërë video për rrjetin social ‘Tik-Tok’ në momentin që ka ndodhur aksidenti tragjik që i mori jetën.
Duke folur për mediat italiane, Agron Pjertushi ka thënë se Lorenzon e ka çuar vetë ai në ditëlindjen e kushëririt të tij por theksoi se nuk kishte pasur informacion mbi çfarë kishte ndodhur më vonë.
“Lorenzo ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. Atij i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën .Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër të tretë, po nga Ormelle, një italian me origjinë shqiptare”- tha i ati i të riut që humbi jetën.
Prej datës 20 janar, i riu shqiptar ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit tragjik ku teksa tentonte të rrinte në këmbë mbi makinën që drejtohej nga kushëriri i tij u rrëzua dhe u përplas nga i njëjti automjet.
Babai i Lorenzos tha se gjatë këtyre 8 ditëve, familjarët nuk kanë fjetur me shpresën se i riu do ta fitonte betejën për t’ju rikthyer jetës. Sipas tij, të rinjtë nuk kanë qenë duke bërë video në momentin kur ndodhi aksidentin duke sqaruar se në momentin kur policia u ka sekuestruar telefonat, atyre nuk u janë gjetur pamje të tilla.
“Ne nuk kemi fjetur për tetë ditë. Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë prej tyre, në një Ford. E drejton kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm dy muaj që kishte marrë patentën e drejtimit, s’kishte shumë përvojë. Por ata nuk po bënin video apo foto për t’i postuar në TikTok, siç është thënë. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok”, shtoi ai.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 15:44
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike
17 Dhjetor 2024, 21:18
-
Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Në burg prej 2021 për trafik droge, rëndohen akuzat për kapon e ultrasve të Milanit! Sky ECC nxjerr bashkëpunëtorin e tij të ngushtë shqiptar (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 16:47
-
Itali/ Ekipet e shpëtimit punojnë për të shpëtuar 32-vjeçaren e bllokuar 585 metra nën tokë
16 Dhjetor 2024, 21:25
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
Itali/ Shisnin 2 kg kokainë në muaj me fitim ditor 6 mijë euro, 6 persona të arrestuar! Shqiptari drejtonte organizatën, paga deri në 5 mijë euro
16 Dhjetor 2024, 16:12
-
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
15 Dhjetor 2024, 21:13
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
15 Dhjetor 2024, 16:28
-
Itali/ I dënuar me 4,2 vite burgim për zhvatje dhe shpifje, kapet pas katër vitesh kërkimi 43-vjeçari shqiptar
15 Dhjetor 2024, 16:05
Po perpiqesh t'ja rrasesh vetem kusheririt si shofer i sapolicensuar tani?! Djali jot ishte maje makines duke bere akrobacira ne levizje e siper.Kusheriri ka fajin e tij,por dhe djali jot nuk ishte pa faj.
Përgjigju