Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se Rusia u kritikua në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara, përderisa Moska vazhdon të jetë e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të luftës kundër Ukrainës fqinje.
“Moska u përball me kritika të qarta në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit për shkak të shkeljes së vazhdueshme të Kartës së OKB-së”, tha Baerbock për agjencinë Dpa, pasi përfundoi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Rusia mbetet e izoluar”, shtoi kryediplomatja gjermane.
Moska u përball “me kritika të ashpra kur tentoi që të vinte në dyshim deklaratat e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Baerbock. Ministrja gjermane nuk komentoi nëse shteti i saj do të dërgojë raketa.
Këto lloje raketash po kërkohen nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa ai po tenton që të fitojë sa më shumë armë nga aleatët për të forcuar kapacitetet e ushtrisë ukrainase.
Zelenskyy gjatë një takimi me presidentin amerikan, Joe Biden, e falënderoi SHBA-në për ndihmën e dërguar, duke shtuar se ato do t’i ndihmojnë në luftimet kundër forcave ruse gjatë dimrit.
Ukraina ka nisur një kundërofensivë në qershor në jug dhe lindje të shtetit. Por, kundërsulmi po shkon më ngadalë seç pritej./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të trajnuar forcat e Armatosura të Ukrainës
18 Dhjetor 2024, 18:08
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor 2024, 16:43
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor 2024, 08:18
-
Si mund të duket plani i paqes për Ukrainën
18 Dhjetor 2024, 08:14
-
BE nis hetimin ndaj TikTok pas dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
17 Dhjetor 2024, 17:56
-
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
16 Dhjetor 2024, 22:37
-
Bashar al Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen, rusët më evakuuan
16 Dhjetor 2024, 14:58
-
VIDEO/ Transportonte 40 cisterna naftë për ushtrinë ruse, ukrainasit godasin me raketa amerikane trenin
15 Dhjetor 2024, 19:19