Barack Obama fiton çmimin Emmy për dokumentarin në Netflix si 'Rrëfyesi më i mirë'
Barak Obama, ish-presidenti i Amerikës
Ish-presidenti amerikan Barack Obama fitoi çmimin Emmy si rrëfyesi më i mirë për serinë e dokumentareve ‘Parqet tona të mëdha kombëtare’, në Netflix.
Çmimi u dha të shtunën, ndërsa është kompania e produksionit të Obamas, Higher Ground, ajo e cila ka realizuar serinë e dokumentareve .
Përveç çmimit Emmy, Obama ka marrë më herët edhe dy çmime Grammy, duke e sjellë atë një hap më pranë për t’u bërë një Egot, status që merret kur dikush ka një çmim Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony. Obama fitoi çmimet Grammy për versionet audio të kujtimeve të tij “The Audacity of Hope” dhe “Dreams from My Father”.
Obama bëhet kështu presidenti i dytë amerikan në histori që fiton një Emmy, pas Dwight Eisenhower. Pas largimit nga detyra në vitin 2017, Obama dhe gruaja e tij Michelle krijuan Higher Ground, duke arritur një marrëveshje me Netflix që thuhet se vlente dhjetëra milionë dollarë.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana: Epiqendra e re për aktorët e Ballkanit
9 Nëntor 2024, 19:12
-
Ja pse nuk mund të shpërndani më fjalëkalimin e Netflix
30 Shtator 2024, 08:08
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht 2024, 22:49
-
Obama shpreh miratimin për kandidaturën e Kamala Harris, telefonata mes tyre
26 Korrik 2024, 14:52
-
'Njëqind vjet vetmi', romani i famshëm i Garcia Markezit serial në Netflix
2 Maj 2024, 11:36
-
Bernard Tapie… dhe një prokuror i Republikës franceze
16 Shtator 2023, 17:32
-
Alba Malltezi: Kur Michelle dhe Barak Obama flasin për dinjitetin në punë
31 Maj 2023, 16:54
-
Pritet të publikohet më 31 janar dokumentari i Pamela Anderson, flet për ish-bashkëshortin: Ishte hera e vetme në jetën time që u ndjeva vërtet e dashuruar
20 Janar 2023, 17:44
-
Jep dorëheqjen bashkudhëheqësi i Netflixit, shkak dyshohen të jetë tërheqja e abonentëve nga platforma
20 Janar 2023, 14:36
-
Meghan Markle dhe princ Harry do bashkëpunojnë sërish me Netflix, 31 dhjetori sjell emisionin 'Live to Lead'
20 Dhjetor 2022, 16:03
-
'Nëntori i ftohtë', filmi i Kosovës bëhet pjesë e platformës botërore ‘Netfilx’
28 Nëntor 2022, 14:53
-
Është seriali më i ndjekur në Netflix, pse të gjithë janë të fiksuar pas vrasësit serial Jeffrey Dahmer?
15 Tetor 2022, 10:01