DIVJAKË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ulet në tryezë dialogu me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e krizës politike. Ndonëse aleatët kanë deklaruar njëzëri se kjo krizë zgjidhet patjetër me dialog me dy palëve, kryedemokrati është i vendour për të refuzuar çdo lloj propozimi që vjen na të gjitha palët, që nuk është i njëjtë me kushtet e tij: qeveri trazitore pa Ramën kryeminstër.
“Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është “prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat”. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur. Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Hajdutin Psiqik nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit", tha Basha.
Basha ishte në një takim në Divjakë, ku ripërsëriti se 30 qershori është një proces nul dhe kriminal teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur paratë e shtetit për qejfe dhe lukse personale.
“Ndërkohë që shqiptarët nuk kanë lekë të hanë, Hajduti psiqik harxhon paratë e tyre për qejfe dhe luks. Vetëm për udhëtime, hotele dhe gostira qeveritare, ka harxhuar 2,7 miliard leke ose 2,3 milion euro. Transaksionet e thesarit lidhur me rikonstruksionin e godinës së Kryeministrisë, për të cilat nuk eshte zhvilluar asnjë tender janë 3,8 miliard lekë ose 3,2 milion euro. 5,5 milion euro ka shpenzuar Hajduti Psiqik vetëm për luks dhe zyrën e tij. Ndërkohë që nuk jep asnjë lek subvencion për fermerët, prodhimet tuaja kalben dhe hidhen në kanal, tregjet i kontrollojnë klientët e Hajdutit Psiqik dhe fermerët zhyten në varfëri, borxhe dhe pasiguri", tha Basha.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
Komentet dhe “informacionet” qe ky “lider” politik ben,jane vecse nje propagande e stilit fashist ! Ngre kauza mbi genjeshtra,te ngelet c’te ngelet dhe shpelarje truri per ata qe e degjojne ! Edhe kur neper te ka te verteta,realisht humbasin ! Propagande e llojit “e degjova tek rralla e qumshtit”.Nuk Po e ndrit e majta,por ky po e ben qe te shkelqeje ! Keqardhje e madhe qe e djathta ka mbetur ne dore te ketij populisti,ekstremist i majte !! Qytetari
Përgjigju