SHKODER - Kryedemokrati Lulzim Basha ishte këtë të shtunë në Dajç me nxënës dhe prindër në shkollën 9-vjeçare "Shtjefën Maçi" e cila ka mbyllur dyert këtë vit për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria.
"Trishtimi dhe vështirësitë e këtyre fëmijëve që udhëtojnë me orë të tëra përditë për të shkuar në shkollë, duhet të marrin fund. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit, do t'i japim fund largimit masiv të shqiptarëve. Ditë më të mira", shkruan lideri demokrat teksa ka shpërndarë videon në kuadër të nismës "Po të dëgjoj".
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e6387a34bc17basha nxenes dajc.jpg)
"Mendoj se shkollat janë mbyllur për faktin se populli sidomos këtu në Dajë është larguar jo vetëm në këtu Shkodër, por në qytete të tjera dhe jashtë vendit", thotë një nxënëse.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e6387c27505fnxenesja.jpg)
"Edhe unë jam i mërzitur për gjithë këta njerëz që po ikin se shiko sa i bukur është Dajçi, sa e bukur është Shkodra, pse duhet të ikin njerëzit. Unë do bëj gjithçka mos të ikin më as nga Dajçi as nga Shkodra, por më duhet edhe ndihma juaj, do më ndihmoni apo jo?, pyet Basha teksa nxënësit përgjigjen në kor, "Po". "Faleminderit për mikpritjen sot", përmbyll Basha.
Nxënësit e mbetur e kryejnë mësimin në Dajç të ri dhe në Shkodër.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e6387874c17fshkolla.jpg)
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e6388cccfe88shkolla e kycur dajc.jpg)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor 2024, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor 2024, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor 2024, 14:15
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 10:43
-
Basha mesazh për demokratët: PD s’do jetë kurrë prona familjare e Berishës me tapi të Edi Ramës, një faqe e re po hapet për Shqipërinë
11 Dhjetor 2024, 17:05
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor 2024, 15:46
-
Basha: Rama në konflikt interesi me SPAK, i ushtron trysni
11 Dhjetor 2024, 15:08
-
'Politika duhet të ndahet nga krimi', Basha: Aleanca e Ramës me Çyrbet ka bllokuar ligjin për vetting-un e politikanëve
10 Dhjetor 2024, 09:46
....por cfare harroi te thoshte Luli ishte, qe kur ai merzitet shkon ne Hollande, fatkeqesisht jo per gjithmone.
PërgjigjuJep shëmbullin personal , dorëzo pasaportën Hollandeze , tenden dhe të familjarëve. Pastaj pasurinë trete për fëmijët që të dhimbësen kaq shumë.
Përgjigju