Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka shkuar në Shkozet ku është takuar me banorët banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit. Ndërkohë sipas Bashës këta banorë edhe pse kanë kaluar dy muaj nuk e kanë marrë ende bonusin e qiras.
Sipas banorëve pallati i tyre është i dëmtuar i gjitha por sipas tyre bashkia, pa bërë vlerësim me ekspertizë, u ka thënë të futen brenda. Për kryetari e opozitës, kjo është një situatë pasigurie tek njerëzit 2 muaj pas tërmetit dhe është fatura e dështimit dhe e propagandës së qeverisë.
“Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propagandë. Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dismensionin e tretë të krizës.
E para shëndeti i të sëmurëve, të moshuarve dhe të fëmijëve, e dyta gjendja e biznesi për të cilën dua të njihem realisht se çfarë po ndodh dhe impaktin që ka në ekonominë e Durrësit dhe e treta, ndërkohë që fillon viti buxhetor, lëvrohen 150 milionë dollarë për oligarkët, ndërsa për njerëzit presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qerasë dhe për të dëmshpërblyer shtëpitë”, tha Basha.
Lulzim Basha ishte edhe në Sukth, ku u shpreh se "Po ju them ata 24 të shkretë që humbën jetën në Thumanë është fajtor shteti. Kjo neglizhencë ka vetëm një emër, korrupsion. PD-ja po e ngre zërin, ka ardhur koha edhe ju, ne do të na keni në krah dhe në mbështetje" tha ai.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor 2024, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor 2024, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor 2024, 14:15
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 10:43
-
Basha mesazh për demokratët: PD s’do jetë kurrë prona familjare e Berishës me tapi të Edi Ramës, një faqe e re po hapet për Shqipërinë
11 Dhjetor 2024, 17:05
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor 2024, 15:46
-
Basha: Rama në konflikt interesi me SPAK, i ushtron trysni
11 Dhjetor 2024, 15:08
-
'Politika duhet të ndahet nga krimi', Basha: Aleanca e Ramës me Çyrbet ka bllokuar ligjin për vetting-un e politikanëve
10 Dhjetor 2024, 09:46
Po ku ishe ore ti?!! disa dite pas termetit nuk tu degjua zeri fare as ty e as vuvuzelave tuaja.Tash paske dalur nga erresira dhe paske hasur ne mangesi pas termetit.Vertet ka mangesi dhe do kete ende,spes kishte TERMET SHKATERRUES qe mori jeta njerezish dhe shkatoi deme te mdha materiale.Nuk ka askund shtet qe rastet e tilla I ka mbyllur sa qel e mbyll syte.Jo bile keshtu sic ndodhi me Qevferine aktulae shqiptare ne rastin e Termetit te Nentorit.Mos u habisni ju inorantet e kombit dhe shtetit, se mund te rrenohet lisi me fjale. ose me shpifje politike.
Përgjigju