Bashkimi Evropian e ka cilësuar vendimin e Kosovës, për rritjen e taksës në 100% ndaj produkteve serbe, si shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s.
Përmes një njoftimi për media, përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka kërkuar nga shteti i Kosovës që ta revokojë menjëherë këtë masë.
“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për ta rritur taksën mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja në 100%, është shkelje e qartë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë CEFTA, dhe frymës së MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Më tej ky vendim përkeqëson situatën pas taksës së parë prej 10% javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet ta revokojë menjëherë këtë vendim”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Mogherinit.
Rritja e taksës ka shkaktuar reagime edhe në Serbi e Bosnje e Hercegovinë. Ministrat e qeverisë serbe e kanë cilësuar vendimin në fjalë si skandaloz, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mësohet se ka kërkuar së fundmi një mbledhje me ambasadorët e huaj në Serbi dhe me Këshillin e Sigurisë.
Paraditen e sotme, qeveria e Kosovës e ndryshoi vendimin e 6 nëntorit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila asokohe vendosi 10% masë mbrojtëse për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina. Gjatë mbledhjes, ishte ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala që propozoi ndërrimin e masës nga 10 në 100 për qind për produktet e importuara.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Amnesty International: Serbia instaloi programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve e aktivistëve
16 Dhjetor 2024, 09:32
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor 2024, 08:57
-
Serbi/ Vuçiç: SHBA do t’i vendosë sanksione industrisë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
14 Dhjetor 2024, 07:17
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor 2024, 20:30
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor 2024, 17:32
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11
Pirdh thoi Mogerinit, pirdh!
Përgjigju