PS nuk do të ndryshojë qëndrim për çështjen “Beleri” pavarësisht presioneve të Greqisë. I prerë, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.
“Ne do shkojmë në Bruksel për mbledhjen e KE, me kokën lart për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në raportin e kongresit amerikan dhe të përshëndetura nga 26 shtete anëtarë te Be. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vet dhe jo për rezultatet e pamohueshme të Shqipërisë po për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike. Greqia. Historia dihet. Duke përsëritur qëndrimin tonë ndaj arsyes në fjalë. Qëndrim që as nuk ndryshon deri në 13 dhjetor dhe as përtej 13 dhjetorit. Ky qëndron nuk do të ndryshojë jo sepse ne jemi kokëfortë por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë se ne.
Brez pas brezi ishte trashëguar gojëdhëna se nuk do të dilte kurrë. Unë nuk do ta pranoj ta besoj deri në 13 dhjetor se fqinjët tanë do ti vënë tapën e vetos shishes së hapur me aq përkushtim punë e profesionalizëm nga një skuadër më shumë se 100 veta në të gjithë sistemin e shtetit tonë që e ka përfaqësuar me dinjitet e seriozitet Shqipërinë në tryezat e dialogut për skanimin e plotë të gjendjes së vendit duke na nderuar të gjithëve
Të gjithë që na dëgjojnë dua tu them se në rast se kjo ndodh unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur, asnjë fije ju siguroj. Do kthehem edhe më krenar edhe më i motivuar për të vazhduar së bashku punët e mëdha të shtëpisë tonë të përbashkët edhe më i bindur se një absurditet i tillë s’do ta vonojë asnjë ditë procesin tonë në BE. Madje edhe më i vendosur për të përshpejtuar këtë proces për ta bërë gati Shqipërinë për në BE edhe më parë sesa Shqipëria të jetë gati.”
Lajmi kryesor:
Kongresi i PS, Rama: Përafrimin e 4000 ligjeve me legjislacionin e BE do e bëjmë në kohë rekord me ChatGpt! Na ndihmon Mira Murati! Asamble dhe Kryesi e re në pranverë
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30