Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash - Shqiptarja.com

Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash

Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash

Pamje nga operacioni antidrogë në Belgjikë

Policia Gjyqësore Federale (PJF) në Bruksel njoftoi sot (17 Dhjetor) se ka çmontuar një rrjet ndërkombëtar të dyshuar për trafik droge, i fokusuar kryesisht tek kokaina, që furnizonte tregun britanik.

Lajmin e bëri me dije në një njoftim për shtyp zyra e Prokurorisë së Brukselit. Ky rrjet, i drejtuar nga shtetas shqiptarë, dyshohet se përdorte drejtues kamionësh për të transportuar drogë mes Belgjikës dhe Anglisë.

“Hetimi, i kryer nga prokuroria publike dhe policia gjyqësore federale e Brukselit, bëri të mundur identifikimin dhe çmontimin e një rrjeti të strukturuar që operonte nga disa vendndodhje në Belgjikë, kryesisht në rajonin e Brukselit, por edhe në Brabant Flamand dhe Brabant Walloon”, shkruan media vendase.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar paraditen e së hënës, janë kryer rreth 30 kontrolle, të cilat kanë çuar në arrestimin e disa të dyshuarve dhe sekuestrimin e provave. Gjatë këtij operacioni, hetuesit sekuestruan dy pistoleta, para, sende luksi dhe disa automjete.

Para këtij operacioni, hetuesit kishin vënë në shënjestër tashmë transporte të dyshimta, duke çuar në sekuestrimin e kokainës dhe shuma parash nga autoritetet franceze dhe angleze. Këto sekuestrime bënë të mundur forcimin e hetimeve dhe zbardhjen e shtrirjes së rrjetit ndërkombëtar të dyshuar për trafik droge.

Nga hetimet u zbulua se rrjeti dyshohet se përdorte kompani transporti për të kamufluar kalimin e drogës, duke fshehur dërgesat brenda kamionëve që transportonin mallra legale. Ky ‘modus operandi’ do të kishte lejuar që trafiku të zhvillohej në mënyrë diskrete, duke kaluar tranzit nëpër Kanalin e “La Manshit”, për të furnizuar tregun anglez.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit