BELSH- Brenda 10 vjetësh, pika e transferimit të parave në pronësi të Gazeli Hysa në Belsh është vjedhur dy herë, së fundmi në orët e para të mëngjesit të 28 janarit. Pronari i saj, Gazeli Hysa ka rrëfyer për mikrofonin e Report Tv të gjithë skemën që kanë kryer tre hajdutët, teksa shprehet se nuk ka dyshime konkrete tek persona të caktuar. Referuar asaj se çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë, të cilët Report Tv i disponon, tre hajdutët kanë kryer vjedhjen vetëm 7 minuta pasi policia kishte kaluar përpara biznesit të tij dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme, por nuk e bëri të ditur.
"Është hera e dytë. Na vodhën një herë para 10 vjetësh, atëherë nuk kishim kamera. Sot kemi vendosur kamera, kanë ardhur të maskuar kanë shqyer një dritare kanë ngritur kamerën lart. Dy veta kanë qenë brenda, një jashtë. Ka kaluar edhe makina e policisë fiks, në 01:53 të datës 18 janar, ato kanë hyrë në orën 02:00, sa ka kaluar makina e policisë. Kemi pasur sistem alarmi, pasi mbaruan ato punën në fund ra sistemi, tentuan të merrnin diçka në çantë dhe atëherë ra alarmi. Shteti të veprojë, ma do mendja mosha të reja janë. Policia erdhi mori shenjat e gishtërinjve, nuk kemi asnjë të dhënë nga ato. Pa u mbyll mirë çështja e parë, vazhdoi prap e njëjta gjë", tha Gazeli Hysa.
Tre hajdutët janë autor edhe të disa vjedhjeve të tjera në qytet të banesave apo makinave, por nuk janë identifikuar e për pasojë as arrestuar nga uniformat blu, pasi ishin të maskuar.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
15 Dhjetor 2024, 21:13
-
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
15 Dhjetor 2024, 16:28
-
Vlorë/ Vodhën para në një banesë, bagëti dhe koshere bletësh, zbardhen 6 raste vjedhjesh në Dukat, Radhimë dhe Orikum, në pranga 2 autorët
15 Dhjetor 2024, 10:59
-
Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26 vjeçari nga Erseka
14 Dhjetor 2024, 12:49
-
Në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, 2 të arrestuar në Vlorë
14 Dhjetor 2024, 11:48
-
Autor i 11 vjedhjeve, arrestohet hajduti ‘serial’ në Tiranë (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 14:26
-
Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht
12 Dhjetor 2024, 17:43
-
Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
12 Dhjetor 2024, 16:30
-
Tiranë/ Vodhi me dhunë një automjet në hyrjen e një mobilerie, vihet në pranga 32-vjeçari! Policia gjen mjetin e braktisur
12 Dhjetor 2024, 10:12
-
Itali/ Pjesë e një bande ‘skifterësh’, shqiptari me precedentë arrestohet për herë të dytë në pak muaj! I dyshuar dhe për tentativë vrasjeje të një efektivi
11 Dhjetor 2024, 21:41
-
Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI)
11 Dhjetor 2024, 16:57
-
Lushnje/ Vjedhin marketin dhe marrin ‘Opel-in’ në banesën aty afër, pronari i makinës: Autorët kanë prerë kyçin e portës! Policia gjen automjetin në Golem (VIDEO)
11 Dhjetor 2024, 08:53