Sali Berisha në mbledhjen e deputetëve të Rithemelimit, ka folur edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt. Berisha tha se prokuroria kontrollohet nga Rama, ndërsa mban një trup të ndarë më 6 copash, por nuk bën asnjë përgënjeshtrim.
‘Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Tani na flet për, ‘ia morën lojërat e fatit Ervis Martinajt dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmeni i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i këtyre lojërave të fatit.
Shko dhe pyet Batonin se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata është në 6 copa në prokurori?! Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në 6 copa në prokurori. Nuk e tha Fuga por ata që janë Fugat e tij. A nuk ishte Baton Haxhiu që para dy tre muajsh që thoshte Linda është për presidente. Tani shkruan është në 6 pjesë.
Po Prokuroria? Çfarë prokurorie është kjo për të cilën thuhet se mban një kufomë të ndarë në 6 copa e nuk bën një përgënjeshtrim? Se është e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama.
Po njeriu çfarëdo që ti ketë ndodhur nuk mund të trajtohet kurrë në këtë mënyrë, familja njoftohet nëse është në 6 copa dhe është kod shekullor. Pastaj pyet po e gjejmë po s’kemi prova. Çfarë prova? Provat i ke nxjerrë me Batonin me dy njerëzit më të besuar pas Fugës. U ndala për të theksuar shkallën ekstreme të degradimit të kësaj qeverisje”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Berisha me deputetët e ‘Rithemelimit’: Thonë se Ervis Martinaj është ndarë në 6 pjesë, por Rama s’ka përgjigje! I bashkohet deputeti Zef Hila për herë të parë
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02