Blegtorët e zonës së Gjirokastrës Sarandës dhe Delvinës janë grumbulluar ditën e sotme për të protestuar në urën e Gajdarit, në hyrje të Sarandës.
Protesta e sotme është vazhdim i protestave të zhvilluara përgjatë muajit të fundit.
Kërkesat e blegtorëve në protestën e sotme kanë qenë: barazim të subvencioneve me vendet e rajonit, certifikimin e produkteve të mishit Made in Albania, investime në përmirësimin e kullotave dhe lerave, subvensione për çdo kokë bagëti, pavarësisht numrit që kanë fermerët.
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)