Familjet më të varfra të Europës po detyrohen të përdorin kursimet e tyre për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Ky është alarmi i Bankës Qendrore Evropiane në buletinin e saj më të fundit ku analizohet rritja e çmimit të energjisë.
“Familjet marrin nga kursimet e tyre për të zbutur ndikimin që çmimet e larta të energjisë kanë në konsum”, shpjegon BQE, ndërsa vlerësohet se energjia më e shtrenjtë ndikon deri në gjashtë herë më shumë për familjet e varfra.
“Provat empirike konfirmojnë se familjet po ulin ndjeshëm nivelin e tyre të kursimeve për të përballuar rritjen dhe shpenzimet e energjisë. Natyrisht, ndikimi nuk është i njëjtë për të gjithë. Me të njëjten rritje absolute të shpenzimeve për energjinë, masa e uljes së kursimeve mund të arrijë në pesë ose gjashtë herë me e madhe për familjet më të varfra. Kur shpenzimet për energji rriten, familjet reduktojnë blerjet e tyre të mallrave dhe shërbimeve thelbësore”, vlerëson BQE.
Prej disa muajsh, e gjithë Europa po përballet me inflacionin e lartë dhe miliona familje janë vënë në vështirësi për të përballuar faturat e larta.
Ndërsa në vendin tonë, qeveria ka vendosur një mburojë financiare për 768 mijë familje rezidente dhe 95 mijë biznese te vogla, të cilët sot paguajnë energjinë me të njëjtin çmim si para krizës energjetike.
Ndërkohë ka paralajmëruar një vendim të qeverisë i cili do ta bëjë më të shtrenjtë energjinë për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kWh në muaj, të cilët do të paguajnë energjinë me çmimin e tregut.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Lufta në Gazë shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perëndimor
14 Nëntor 2024, 19:41
-
Tre vite në tunel tek ish-fusha e aviacionit, familja rome në Vlorë kërkon strehim nga bashkia: Jemi njerëz dhe ne
2 Nëntor 2024, 15:20
-
Ilir Meta: Rreth 80% e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme
20 Tetor 2024, 11:15
-
Statistikat e varfërisë do analizohen për hartimin e politikave sociale
3 Shtator 2024, 13:58
-
Fatos Çoçoli: Pse pavarësia e BSH është e shenjtë?
14 Korrik 2024, 14:29
-
Punonjës social në banesë për të moshuarit e shtresat në nevojë
4 Korrik 2024, 15:34
-
Memaliaj/ Jeta në skamje e nënës me dy fëmijë të vegjël! Ylemaja kërkon ndihmë: Jemi pa shtëpi e pa bukë, lypim në rrugë
15 Qershor 2024, 14:56
-
'Shokët nuk më thonë që jam i varfër!' Kevini, 11-vjeçari me 10-ta që punon të ndihmojë prindërit
13 Prill 2024, 15:51
-
576 mijë shqiptarë në rrezik varfërie, rreth 20.6% e popullsisë së vendit! INSTAT: I varfër konsiderohet kush merr më pak se 35 mijë lekë në muaj
1 Mars 2024, 18:33
-
Familja nga Çorovoda me 2 fëmijë autikë në qiell të hapur! Kryefamiljari apel për ndihmë: Vajza e sëmurë, i hoqën pensionin e invaliditetit
10 Shkurt 2024, 16:22
-
Tepelenë/ Çifti me dy fëmijë të mitur strehohen në shpellë, të kërcënuar nga uria dhe i ftohti kërkojnë shtëpi: Ka raste që mbetemi 2 ditë pa ngrënë
26 Dhjetor 2023, 17:17