Deputeti Erion Braçe tha se bujqësia në këtë vend ende nuk ka zë dhe vëmendje, ndërsa shtoi se situata gjepolitike në rajon duhet të na shtynte drejt prodhimit vendas. Braçe tha se do të zhvillojë një interpelancë me ministren e Bujqësisë në Kuvend, ku ndër të tjera tha se duhen burime shtesë për vaditje.
'Bujqësia në këtë vend ende nuk ka zë, nuk ka vëmendje, ndërkohë që duhet të ishte krejtësisht e kundërta. Kjo situatë na solli në vëmendje se sa të varur jemi nga tregtia dhe duhet të kishim kthyer vëmendjen nga bujqësia në vend. Bujqësia kombëtare e mbajti vendin gjatë pandemisë. Situata e përdorimit të ushqimit si gjeopolitikë nga Rusia apo Serbia duhet të na shtynte drejt prodhimit vendas. Kam një interpelancë nesër, një për burimet natyrore dhe ujin për vaditje, dhe e dyta për çështjen e masave mbështetëse buxhetore të cilat për mua janë të kufizuara. Ne na duhet çdo gram prodhim i çdo fermeri. Çdo gram që na del nga çdo dynym tokë e punuar. Me ujin kemi një problematike shumë të madhe, kjo pasi ciklet e prodhimit kanë ndryshuar edhe ciklet e vaditjes kanë ndryshuar. Na duhen burime shtesë ujore për vaditje.'- tha Braçe.
Braçe, tha se krijimi i bordit Kombëtar të Administrimit të Hidrokarbureve si dhe Task-Forca për kontrollin e çmimeve të ushqimeve të shportës, është i vonuar. Braçe shtoi se të dy bordet duhet të mendojnë se si zgjidhin një herë e përgjithmonë çështjen e abuzimit me çmimet.
'Përderisa kohë njerëzit po paguajnë dhe për luftën mbi ekonomi dhe po paguajnë shtrenjtë edhe koston e abuzimit, padiskutim që gjithçka është e vonuar, por është një gjë që duhet bërë. Me këtë bordin e naftës dhe derivateve të saj dhe mallrave ushqimore, duhet të mendohet përtej situatës aktuale të çmimeve. Të dy bordet duhet të mendojnë se si zgjidhin një herë e përgjithmonë çështjen e abuzimit me çmimet. Abuzimet kanë qenë aty prezentë. Është momenti të zgjidhim një herë e përgjithmonë problematikat që ne kemi.'- u shpreh deputeti i PS-së.
Lajmi kryesor:
Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të luftohet abuzimi me çmimet! Kundër uljes së taksave! Protestat, nga opozita, por ka edhe elementë qytetarie! Duka në krye të FSHF, paligjshmëri e qartë
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja
18 Dhjetor 2024, 19:48
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat
18 Dhjetor 2024, 07:30
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor 2024, 17:31
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Rishfaqja e Parashqevi Simakut, këngëtarja Qirjako për Report Tv: Shteti të ndërhyjë! Gjata në lot: Turp po e shfrytëzojnë! Duhen pensione dinjitoze për artistët
16 Dhjetor 2024, 20:07
-
Kosova drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit/ Deputeti i PDK: I gjithë kabineti i Kurtit në hetim nga Prokuroria Speciale! Diplomati: Vetëvendosja nuk ka kualitet në lista
16 Dhjetor 2024, 19:17
-
Zgjedhjet 2025 dhe vota e diasporës, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të PS
16 Dhjetor 2024, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?
15 Dhjetor 2024, 12:44
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor 2024, 21:10