Tirane- Deputeti socialist Erjon Braçe mbështet investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për të ndërtuar resorte luksoze në ishullin e Sazanit.
Për deputetin një investim I tillë 500 – 600 – 1 miliardë $ investime direkte do të vlejnë për ekonominë e vendit.
Ndërsa brandi ndërkombëtar i turizmit luksoz e superluksoz Aman Resort që prej 35 vitesh ndërton në të gjithë botën do të bëjë që Shqipëria të kthehet në një vend me turizëm gjithëvjetor.
Jared Kushner nuk është lajm, interes si
“dhëndri i Donald Trump”!
Aaaa po vlera e investimit dhe brandi ndërkombëtar i turizmit që do të sjellë në Shqipëri, patjetër që kane interes.
500, 600, 1 miliard $ investime te huaja direkte, doemos qe vlejne per ekonomine e ketij vendi;
Aman resort, brandi nderkombetar i turizmit luksoz e superluksoz qe kerkon te sjelle ne strukture ne këtë vend, prej 35 vitesh është në të gjithë botën, se fundi edhe duke eksperimentuar me çmime me të lira se ato të luksit.
Braçe kërkon të tërheqë dhe vëmendjen tek fakti që duhet një tjetër strategji për turizmin në ishullin e Sazanit. S’duhet të jetë kopje e Santorinit apo Kaprit por një turizëm origjinal ndërsa modeli ‘ndërto për të shitur’ nuk vlen më.
“Thene kete, kam dy gjera;
E para, në ishullin e Sazanit që ne duam të zhvillojmë, nuk do na vlejë të imitojmë Santorinin, Mikonos-në Jug, Kaprin, Sardenjen-në perendim;
Ato janë, nuk i konkurojme dot më të ngjashmit e tyre, posaçërisht kur modeli i tyre është stërlodhur. Ne na duhet në Sazan nje gje e jona, autoktone, ekologjike, natyrore dhe si e tillë ekskluzive.
E dyta, modeli i turizmit qe kemi zhvilluar deri tani-nderto për të shitur, e ka ezauruar veten shëmtuar në Palase, Dhërmi, Hamallaj, Lalez dhe në njolla të tjera të bregdetit; nuk vlen më, s’ka më territor për këtë model e këta që e ushtrojne. Na duhet një turizëm gjithvjetor e struktura që mirëpresin njerëzit në çdo muaj të vitit, shkruan Braçe në postimin e tij në instagram
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor 2024, 12:00
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët
16 Dhjetor 2024, 12:55
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57