Në fortesën Bregançon, rezidencë verore e presidencës franceze, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai francez Macron, patën një takim dypalësh vetëm pak ditë para takimit të G7 që do të zhvillohet në Biarritz, prej ku Rusia është e përjashtuar që prej aneksimit nga ana e saj të Krimesë.
Ndërsa dielli perëndonte, përpara pak të pranishmëve por interesimit të madh të mediave, Macron insistoi në rëndësinë e marrëdhënies jo vetëm të Francës me Federatën Ruse, por të gjithë Bashkimit Evropian.
"Për shkak se Rusia është evropiane, ajo e ka vendin e saj në Evropën e vlerave. Por ajo duhet të na demostrojë se është për lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit dhe lirinë për të protestuar, ashtu si në vendet e tjera të BE. Unë besoj në Rusinë Evropiane" - tha Macron.
Për më shumë se një muaj në Moskë ka patur protesta kundër përjashtimit të shumë kundërshtarëve politikë nga zgjedhjet komunale në 8 shtatorin e ardhshëm.
Lidhur me dhunën qeveritare kundër protestuesve dhe arrestimet e mijëra opozitarëve, Vladimir Putin tha se "Ne nuk duam jelekë të verdhë në Rusi".
"Ne sigurisht do të flasim për Ukrainën" - tha Putin - "Unë do t'i raportoj Presidentit Macron për kontaktet e mia të fundit me presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës. Ka gjëra për të cilat duhet të flasim dhe unë jam optimist mesatarisht. Por nga këndvështrimi im nuk ka asnjë alternative për kuartetin e Normandisë ", duke iu referua saktësisht Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë që u ulën së bashku për të gjetur një marrëveshje dhe që Macron ka bërë thirrje për një samit tjetër për temën e Ukrainës.
Gjatë takimit me dyer të mbyllura, midis dy presidentëve u fol dhe për Sirinë. Macron bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm ndërkohë që Putini po mbështet sulmet e Asadit në Idlib.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të trajnuar forcat e Armatosura të Ukrainës
18 Dhjetor 2024, 18:08
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor 2024, 10:49
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
Si mund të duket plani i paqes për Ukrainën
18 Dhjetor 2024, 08:14