Një ngjarje e rëndë është shënuar 3 netë më parë në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bulqizës. Persona të maskuar kanë hyrë në një lokal të fshatit ku gjendeshin rreth 20 persona, ndërsa kanë dhunuar rëndë një 25 vjeçar.
Policia bën të ditur se i riu është dhunuar me sende të forta pas një konflikti, ndërsa një banor i zonës pretendon se personat që ishin në lokal janë terrorizuar. Gëzim Miftari, djali i të cilit ishte i pranishëm në lokal thotë se kanë qenë 4 persona. Njëri prej tyre ka bërë rojë tek dera ndërsa 3 të tjerët kanë hyrë brenda duke kërkuar që të gjithë të zvarriten në tokë.
"Ka qenë një makinë që i ka prit autorët. Ata kanë bërë maskrën këtu dhe më pas kanë ikur. Kanë bërë terror, nuk është parë në 30 vitet e fundit", tha Gëzim Miftari.
Ai dhe banorët e tjerë të fshatit Gjoricë e Poshtme kërkojnë që autorët të arrestohen pasi kanë ushtruar një terror të madh, duke frikësuar të gjithë fshatin.
Ndërkohë policia thotë se "nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se nuk ka patur përdorim të armëve të zjarrit, por shtetasi F. A., pas një konflikti, dyshohet për motive të dobëta, është goditur me sende të forta nga tre persona, për të cilët shërbimet e Policisë vijojnë veprimet intensive për kapjen e tyre dhe materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit dhe Bulqizë, policia apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore, asnjë aks rrugor i bllokuar
30 Nëntor 2024, 16:30
-
Turizmi i bardhë, nis sezoni i skive në Dardhë të Korçës! Lëvizja e mjeteve vetëm me goma dimërore! Reshjet e dëborës në 'Rugën e Kombit', policia apelon: Pajisuni me zinxhirë
30 Nëntor 2024, 08:59
-
Bulqizë/Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, nis hetimi për 3 persona! Mes tyre edhe një 17 vjeçar
27 Nëntor 2024, 14:15
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor 2024, 11:14
-
Aksident në aksin Ura e Çerenecit-Ostren, 1 i vdekur 2 të plagosur
22 Nëntor 2024, 16:57
-
VIDEOLAJM/ Erërat dhe stuhitë prishin çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë
22 Nëntor 2024, 16:24
-
Moti i keq/ Disa fshatra në Bulqizë pa energji elektrike! Në rrugën e Arbrit në fshatin Kajmak rrëshqitje gurësh
21 Nëntor 2024, 08:59
-
Bulqizë/ 50 vjeçari u aksidentua gjatë punës në galerinë e minerës, nisin hetimet për administratorin e firmës
11 Nëntor 2024, 12:50
-
Bulqizë/ Shoferi humbet kontrollin e mjetit, makina bie në lumë (VIDEO)
10 Nëntor 2024, 14:25
-
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
31 Tetor 2024, 14:11
-
Edison Ypi: Lacrimosa
29 Tetor 2024, 11:26
-
Shtrëngim për dhënie pasurie dhe ndihmë të paligjshëm të kufijve, ekstradohen dy persona! I riu nga Bulqiza do vuajë dënimin e mbetur me 2 vite burg
26 Tetor 2024, 09:57