Skuadra e Bylist është treguar e pamëshirshme në javën e fundit të Kategorisë së Parë në Grupin B pasi ka mposhtur me rezultatin e thëllë 5-0 Besën. Një 90 minutësh që ishte i fundit në këtë kategori, pasi sezonin e ardhshëm ballshiotët do të luajnë në Superligë. Përveç disa personazheve të tjerë të njohur në këtë sfidë i pranishëm ishte edhe presidenti i federatës Armando Duka, i cili deklaroi:
Armando Duka: “Një ditë e shënuar për futbollin e këtij qyteti që kurorëzoi punën e gjithë kampionatit, por jo vetëm këtij, por të gjithë kampionatëve të mëparshëm. Bylisi ka qenë bindës, ka qenë udhëheqës dhe e meritoi vendin e parë.”
Agron Kapllanaj, kryetar i Bashkisë: “Unë falenderoj djemtë e ekipit të Bylist, stafin drejtues, presidencës dhe sportdashësit ballshiotë që e kanë mbështetur ekipin.”
Besnik Kapllanaj, president i Bylisit: “Është e konfirmuar që trajneri grek do të jetë edhe për sezonin e ardhshëm në Superligë.”
Në fund Bylisi ngriti titullin kampion të kësaj kategorie, ndërsa të enjtën në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet finalja e Kategorisë së Parë kundër Vllaznisë. Fituesi përveç trofeut do të marrë edhe një shpërblim prej 30 milionë lekësh të vjetra./ Përgatiti Ernest Koçi
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje në Kategorinë e Parë
14 Dhjetor 2024, 15:06
-
Kategoria e Parë/ Vora katër gola për kreun, Flamurtari mposht Kukësin! Tri pikë për Besën, Korabi ndalet në shtëpi (Renditja)
8 Dhjetor 2024, 16:00
-
Derbi i Myzeqesë luhet në 'moçal', Lushnja triumfon 2-1 kundër Apolonisë! Kalendari dhe renditja në Kategorinë e Parë
7 Dhjetor 2024, 15:31
-
Vora e mposht 3-2 dhe i merr 'fronin' Flamurtarit, Besa surprizohet nga Pogradeci! Renditja në Kategorinë e Parë
3 Dhjetor 2024, 12:18
-
Kategoria e Parë/ Kukësi fut në krizë Apoloninë, fiton 2-3 në Fier! Lushnja merr tri pikë, paqe në ndeshjet e tjera (Renditja)
30 Nëntor 2024, 17:34
-
Disfatë e rëndë për Kukësin, Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit
25 Nëntor 2024, 15:32
-
Renditja/ Në Vlorë ndalet ndeshja, futbollisti shijakas përfundon në spital! Fitojnë Flamurtari dhe Besa, vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë (VIDEO)
24 Nëntor 2024, 15:48
-
Kupa e Shqipërisë/ Surprizë në Vlorë, Besa eliminon Flamurtarin! Tetë skuadrat që kalojnë më tej, në 1/8 spikat Tirana - Bylis (Çiftet)
20 Nëntor 2024, 15:53
-
Pogradeci largoi trajnerin, ul në stol ish-in e Tiranës
12 Nëntor 2024, 10:00
-
Renditja/ Flamurtari ndalet në Burrel, Besa fiton 2-1 kundër Valbonës! Vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë
10 Nëntor 2024, 16:10
-
Renditja/ Kukësi fiton pas pesë ndeshjeve, mposht Erzenin në Shijak! Kastrioti mund Pogradecin, Nikaj jep dorëheqjen
9 Nëntor 2024, 16:25
-
Renditja/ Vora hap fals, në Fier fiton Apolonia! Lushnja mposht Korabin në Kategorinë e Parë
8 Nëntor 2024, 16:08